Lufta në Ukrainë, Rusia bombardon Odesën, një i vdekur dhe dëme materiale

14 Shkurt 2026, 18:10Bota TEMA
Lufta në Ukrainë, Rusia bombardon Odesën, një i vdekur dhe

Një person humbi jetën dhe një ndërtesë banimi u dëmtua si pasojë e një sulmi me dronë rusë në rajonin e Odesës gjatë të shtunës.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori rajonal, i cili njoftoi përmes Telegramit se sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Pamjet e publikuara nga shërbimi shtetëror i emergjencave tregojnë zjarrfikësit duke luftuar flakët në çatinë e një ndërtese të goditur, ndërsa ekipet e shpëtimit punuan për të siguruar zonën.

Ndërkohë, edhe një nga portet ukrainase në Detin e Zi, pranë qytetit të Odesa, u sulmua një ditë më parë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Autoritetet ukrainase thonë se sulmet me dronë po vazhdojnë, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar. 

1 Komente

  1. Z
    Zhelja Z.

    Lajme mashtruese bombardohet Odesa nje i vdekur dhe deme materiale ????? (nje shtepi e demtuar nga dronet). O biro eshte lufte nuk eshte dita e Shen Valentinit, lufte kerkuan sipas skenarit provokues te BE, lufte gjeten.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje