Autoritetet në Rusi kanë urdhëruar ambasadorin e Estonisë që të largohet nga vendi brenda datës 7 shkurt, pasi Kremlini e akuzoi shtetin baltik për “Rusofobi”.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse deklaroi se Estonia qëllimisht kishte shkatërruar marrëdhëniet me Moskën. Margus Laidre është ambasadori i parë që Rusia ka dëbuar që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.
Nga ana e saj, Estonia reagoi duke i kërkuar ambasadorit rus që të largohet brenda së njëjtës ditë. Lëvizja e Kremlinit ndaj diplomatit të vendit baltik vjen pasi ky i fundit urdhëroi reduktimin e stafit të ambasadës ruse në Talin.
Konkretisht, Moskës iu urdhërua të shkurtonte stafin diplomatik nga 17 në 8 persona brenda fundit të janarit.
Sidoqoftë, tensionet mes dy vendeve u rritën javën e kaluar pasi përfaqësues nga 11 vende të NATO-s u mblodhën në një bazë ushtarake të Estonisë për të diskutuar se si të ndihmonin Ukrainën dhe si të ndalnin avancimin rus.
Do yi vije fundi por po habitem pse po zgjat kurves Europe
Alex , e mori provimin motra ore ??