Në kulmin e luftës me Rusinë, Ukraina është përfshirë në skandale korrupsioni. Një zëvendësministër ukrainas është arrestuar me dyshimin se ka përvetësuar 400 mijë dollarë nga fondet e destinuara për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar të vendit.
Një hetim nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës zbuloi se fondet publike të lëna mënjanë për burime alternative të energjisë gjatë muajve të dimrit ishin shpërdoruar. Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës konfirmoi arrestimin e Vasyl Lozynskyy në faqen e saj në Facebook.
“Sot u bë e ditur se Vasyl Lozynskyy, ushtrues detyre i ministrit të Zhvillimit të Komuniteteve dhe Territoreve të Ukrainës, u arrestua për përvetësim të fondeve buxhetore”.
Ai tha se Lozynskyy, i cili nuk ka komentuar mbi akuzat, do të shkarkohet nga posti i tij.
Lini një Përgjigje