Luftë mes bandave, “Piktori” vritet në mes të restorantit

23 Janar 2023, 22:32Bota TEMA

Luftë mes bandave, “Piktori” vritet në mes të

Momente terrori janë përjetuar ditën e sotme në një qytezë të vogël në afërsi të Napolit. Bëhet fjalë për qytezën e Melitos, aty ku një killer ka hyrë në mes të drekës në një restorant të zonës, i mbushur plot me klientë, dhe ka goditur me ftohtësi një 57-vjeçar, duke mos i lënë asnjë shpresë, me klientët që dolën të terrorizuar nga lokali.  

Viktima sipas autoriteteve është një emër i njohur për drejtësinë, Vincenzo Nappi, bos mafioz pikërisht i asaj zone dhe një nga bashkëpunëtorët e bosit të Camorrës Mariano Riccio, eksponent i rëndësishëm i një nga familjeve më të rëndësishme të kësaj organizate kriminale, ajo e Amato-Pagano.

Në 2011, kur familja ishte ende e ndarë në dy trungje, për t’u hakmarrë ndaj një vrasje në klanin Amato, familjet me në krye bosin Raffaele Amato dhe bosi i narkotrafikut Raffaele Imperiale, vendosën që të vrisnin Nappin si paralajmërim ndaj Riccios, por kjo vrasje nuk u ekzekutua kurrë për shkak të paqes së vendosur mes familjeve, duke e rikthyer Nappin nga Dubai ku ishte fshehur për të marrë rolin lidhjes të klanit tashmë të bashkuar si Amato-Pagano me autoritetet lokale.

Ndoshta kjo paqe tashmë është venitur, por vrasja demonstrative e Nappit, që njihej me termin “Piktori” mund të hapë plagë të reja dhe të hapë një sezon të ri lufte mes bandash.   

1 Komente

    Lini një Përgjigje