Drita jeshile e Gjermanisë për tanket Leopard! A do jenë pikë kthese në forcimin e Ukrainës?

23 Janar 2023, 15:47Bota TEMA

Drita jeshile e Gjermanisë për tanket Leopard! A do jenë

Gjermania nuk do të pengojë dërgimin e tankeve luftarake Leopard drejt Ukrainës nga shtete të treta. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha në një intervistë ne nëse i kërkohet një gjë e tillë, Berlini nuk do të shfaqë pengesa.

Reagimi i politikanes së gjerlër erdhi një ditë pasi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki deklaroi, se nuk do të shohë duarkryq se si përgjaket Ukraina.

“Ukraina dhe Europa do ta fitojnë këtë luftë, me ose pa Gjermaninë. Nëse nuk kemi një ujdi të shpejtë me Gjermaninë, Polonia dhe vendet e tjera do të krijojnë 'një koalicion të vogël' që do të dërgojë tanket Leopard në Ukrainë edhe pa miratimin gjerman."- tha kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki
Ndërsa ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se procesi i vendimmarrjes po lëviz, dhe se vendimi i përket kancelarit Scholz.

“Që duhen tanke, se nevojitet një lëvizje sulmuese në lidhje me Donbasin, në lidhje me Luhanskun, kjo është absolutisht e qartë, por se si do të pajiset atëherë duhet parë, por ka edhe shtete të tjera që mund të japin kontributin e tyre”.- tha Boris Pistorius
Sipas "Aktit të Kontrollit të Armëve të Luftës" qeveria gjermane duhet të pranojë çdo dorëzim të armëve të prodhimit gjerman në një zonë lufte. Autoritetet ukrainase thanë se takimi Ramstein 2 ku pritet të merret një vendim nëse do t’i çohen Ukrainës tanke të tilla, pritet të mbahet në shkurt.

Për mungesën e një vendimi për tanket Leopard, reagoi edhe zëdhënësi i Kremlimit Dmitri Peskov, i cili tha se mosmarrëveshjet mes vendeve të NATO-s për furnizimin me tanke në Ukrainë tregojnë se “nervozizmi mes anëtarëve të Aleancës po rritet.

Moska nga ana tjetër ka paralajmëruar se forcat ruse do të "shkatërrojnë" të gjitha armët dhe mjetet ushtarake që vendet perëndimore do t'i dërgojnë Ukrainës, duke pretenduar se ky furnizim do të çojë në një katastrofë botërore.

Kreyatri i Dumës ruse Volodin tha se Kremlini do të jetë hakmarrës me armë më të fuqishme, nëse Perëndimi ofron armë që do të shënjestrojnë qytetet civile.

Deri në pritje të një vendimi për tanket Leopard, Franca nuk përjashtoi furnizimin e Ukrainës me tanke të rënda Leclerc, ndërsa Italia pritet të vendosë dërgimin e raketave atje. Nga ana tjetër mediat shkruajnë se Maroku ka dërguar 20 tanke  T71-B në Kiev.

Lini një Përgjigje