Kina gjen “armë" të tjera në luftën me Covid, i kthehet mjekimeve tradicionale

23 Janar 2023, 16:20Bota TEMA

Kina gjen “armë" të tjera në luftën me Covid, i

Teksa një shpërthimi i ri Covid-19 ka gjunjëzon popullsinë e madhe të Kinës, duke prekur miliona banorë e duke nxitur një mungesë barnash në treg, shumë kinezë po i kthehen ilaçeve tradicionale për të luftuar simptomat e dhimbjet e virusit.

Duke nisur nga medikamentet bimore, tek masazhet, akupunktura e dietat, mjekësia tradicionale kineze, është përdorur për mijëra vjet për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve.

“Kisha simptoma të sëmundjes në mesin e dhjetorit, dhe përgatita një caj me bazë bimore. Temperatura më kishte shkuar 40. Më vonë, atë natë, djersita shumë dhe temperatura u ul. Që nga ai moment, nuk pata më fare temperaturë“- shprehet Yu Lei, konsulent.

“Vite më parë, një miku im, ekspert në mjekësinë tradicionale më prezantoi me të, dhe të them të drejtën, që prej atëherë, i kam besuar shumë e më duket mjaft efikase, vërtet. E kam provuar në disa raste dhe personalisht, kam pasur shumë rezultat. Më pëlqen aq sa kam nisur ta studio edhe vetë. Gjithmonë kam përdorur çajrat bimore për të kuruar të ftohurat, dhe Covidi nuk përbën përjashtim.“- shton ai.

Kritikët thonë se lloj mjekësie nuk bazohet tek shkenca, dhe nuk është e efektshme në trajtimin e kësaj pandemie, duke nënvizuar se ka pak të dhëna të rishikuara nga mjekët për të mbështetur pretendimet mbi efikasitetin e saj. Por miliona vetë në Kinë e përdorin atë, shpesh edhe duke e ndërthurur me mjekësinë moderne për të lehtësuar simptomat.

“Kemi rekomanduar patentimin e 70 medikamenteve tradicionale për publikun, për përdorimin e tyre në kushte shtëpie. Kemi inkurajuar formulimin e recetave të tilla edhe për trajtimin e Covidit.  Por bëjmë c`është e mundur për ta zgjeruar sa më shumë furnizimin me barna të tilla“- shprehet Huang Luqi, zv/shef i administratës së mjekësisë tradicionale. 

3 Komente

  1. d
    dyshuesi

    Kinezet nuk i ka penguar mospasja e mjekesise shkencore per tu shtuar deri njemiliarde e trequndmilion frymë.

    1. a
      anti25642654censurë

      këta ja fusin kot,bile dhe indinë nuk e ka penguar as dhjerja rrugëve për të konkuruar kinën me popullsi!!

    2. K
      Kalec Dega

      cja fusin kot, ka boll Covid Vaksina...bile dhe tre here.....dhe nuk te ze Kovidi me...ashtu sic eshte vertetuar me fakte......bile dhe nga Tema....lol Prandaj ju rekamonaj KoVID vAKSINA te mos infektoni veteveten e shoket perreth......

      Lini një Përgjigje