Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu besim se objektet e vjedhura nga Luvri do të gjenden dhe se autorët do të nxirren para drejtësisë.
Macron shkroi në Platformën X se vjedhja e kryer në Luver ishte një sulm ndaj trashëgimisë së çmuar kulturore dhe historike të Francës.
“Vjedhja e kryer në Luvër është një fyerje ndaj një trashëgimie kulturore që ne e duam, sepse është pjesë e historisë sonë. Ne do t’i gjejmë veprat dhe autorët do të nxirren para drejtësisë. Po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme, kudo, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit”, thotë presidenti francez.
Hajdutët që grabitën muzeun e Luvrit në Paris të dielën vodhën tetë objekte me vlerë të madhe, dhe i nënti që u përpoqën të vidhnin u gjet në vendngjarje, tha prokurori i Parisit Lor Becque.
Becque tha në një deklaratë për televizionin BFM se hajdutët nuk e kishin në shënjestër ose nuk e vodhën diamantin e famshëm botëror Regent , i cili ndodhet në të njëjtën galeri ku ata hynë me forcë, i cili vlerësohet të ketë një vlerë prej më shumë se 60 milionë dollarësh.
Ajo tha se, sipas raportimeve të para, katër burra që kishin “mbuluar” fytyrat dhe ikën “me skuterë të fuqishëm” morën pjesë në vjedhjen në Luvër.
Prokurori shtoi se hetuesit kanë “pamje nga kamerat e mbikëqyrjes me video nga muzeu dhe qyteti” dhe se mund të mbështeten te qytetarët për të bashkëpunuar dhe ndihmuar në hetim.
I ka vjedhur Donald Trapi i Ameriqes per t'i cuar ne Shtepine e Bardhe qe ka ne plan ta beje si Versaja.
Si mund te ndodhe kjo ne muzeun me te famshem dhe te sigurt te botes?