Presidenti Vladimir Putin dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme.
Këtë e ka bërë të ditur Kremlini, duke nënvizuar se biseda është zhvilluar me iniciativën e Macron. Agjencia ‘Ria Novosti’ bën me dije se dy krerët e shteteve folën veçanërisht për situatën në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.
Në bisedën telefonike, Macron dhe Putin shprehën gatishmërinë e tyre për të nisur një "ndërveprim, jo të politizuar" për situatën rreth uzinës së Zaporizhzhia, me përfshirjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Gjatë bisedës telefonike me Macron, Putin i tha homologut të tij francez se Kievi përdor "armët perëndimore kundër infrastrukturës civile në Donbass".
Jo po do rinin te shikonin ty dhe vrasesesve qe ke derguar , prit se ske para asgje akoma , ik sa seshte vone nga Ukraina martire , e bere shkrumb e nxore EGO-n me Ukrainene , largou prej andej se Ukraina do te vehet vari yt ....nuk te le Bota perndimore te triumfosh ne Ukraine , kete sa me shpejt ta kuptosh aq me mire eshte .....sot , asnje nuk e kujton Gorbacovin qe iku me bisht ne shale nga Avganistani , por e percollen ne banesen e tij te fundit si nje njeri qe e desh paqen .....kuptoje dhe mos i be dem dy popujve .....me se fundi do humbasesh dhe Krimene ...
Po te ishte Shqiperija ose Kosova ndonji konflkt ky fashisti Franceze nuk dote telefononte.