Maduro dhe e shoqja ‘u nxorën zvarrë’ nga rezidenca

3 Janar 2026, 16:30Bota TEMA
Maduro dhe e shoqja ‘u nxorën zvarrë’ nga rezidenca

Detaje të reja dhe tejet dramatike po dalin në dritë lidhur me operacionin amerikan për kapjen e presidentit venezuelas, Nicolás Maduro. Këtë herë, përveç rrëfimit të presidentit Donald Trump, raportime të ngjashme vijnë edhe nga CNN.

Sipas CNN, që citon dy burime të njohura me situatën, Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën në mes të natës, ndërsa ishin në gjumë, dhe u nxorën me forcë (zvarrë) nga dhoma e tyre e gjumit.

Raporti i CNN përputhet pjesërisht me deklaratat e Trump, i cili më herët kishte përshkruar rezidencën ku ndodhej Maduro si një strukturë e fortifikuar, “më shumë fortesë se sa shtëpi”, e pajisur me dyer çeliku dhe një hapësirë sigurie të projektuar për situata ekstreme.

“Ai po përpiqej të hynte në atë hapësirë sigurie, por u kap aq shpejt sa nuk ia doli,” ka deklaruar Trump, duke shtuar se forcat amerikane ishin të përgatitura edhe për të çarë çelikun, nëse do të ishte e nevojshme.

Sipas të njëjtave burime, operacioni u krye nga Delta Force, njësia elitare e Ushtrisë Amerikane dhe u zhvillua pa asnjë viktimë apo të plagosur nga pala amerikane.

Pas kapjes, Maduro dhe bashkëshortja e tij thuhet se u larguan nga territori venezuelas me helikopter, për t’u transferuar më pas në një anije që do t’i çonte drejt Shteteve të Bashkuara, konkretisht në New York.

Trump ka pohuar se e ndoqi operacionin në kohë reale nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago.

“Më dukej sikur po shikoja një shfaqje televizive,” është shprehur ai.

Megjithatë, edhe pse CNN raporton duke cituar burime të brendshme, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar publik nga Departamenti i Mbrojtjes apo Shtëpia e Bardhë, ndërsa autoritetet venezuelase nuk kanë dhënë një reagim të detajuar mbi këto pretendime.

Ngjarja, nëse konfirmohet plotësisht, do të përbënte një nga operacionet më të jashtëzakonshme ndërhyrëse të SHBA-ve kundër një kreu shteti në detyrë që prej rastit të Manuel Noriegas në Panama, në fund të viteve ’80.

24 Komente

  1. k
    k

    Si meta-metaj ?

    Përgjigjjuni
    1. f
      fiqiri ismaili, demokrat part time.

      po po. i forti kete pune ka bere gjithmone por nese venezuela nuk do te ishte nje diktature rrembimi i presidentit do te ishte nje episod i vogel qe do ti ngjante nje komune te vogel ne itali qe me buxhetin e saj nuk perballonte kostot e mirembajtes te nje jashti te nje oligarku rus te sekuestruar nga qeveria italiane ne kuader te sanksineve te BE ndaj rusise. le te shohim

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kam hallin e Bufit

      Turpe....... Trapi eshte nje Hitler nese bota demokratike nuk reagon neser eshte vone .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aqif Shkodrani

        Ja keshtu vendoset demokracia me hu. Jo po dua, jo po s'dua.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Begaj pordha e Ramës

          Kurse unë kam hallin e Ramaduros, por dhe të fendës së tij në Bruksel, Kreshnik Spahiut.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Begaj pordha e Ramës

            Mos ma vini re, jam bythqir lulishtesh dhe rrotë kari me patentë

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shtypsi i Begajt

              O ar shpellar ki merakun e Salehut se Rama ështe kryeministri i nje shteti antarë të NATO-s dhe nje nga bashkepuntorët më t´besuar të SHBA kurse Salehu dhe klani i tij akuzohen si rrezik për demokracinë dhe shume shpejt do ndiqet edhe per kete akuz penalisht

              Përgjigjjuni
              1. V
                Visi

                Ti duhet te kesh hallin e gopit te gruas tende o palle kari

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nest Angoni

                Po pse trapi se provon me Koren e veriut me Kinēn me Putinin apo aty i dhēmb bytha. Pty idjot i ler Hitler idjot.

                Përgjigjjuni
                1. ¿?

                  Mire çelikun qe mund ta çajne keta amerikanet, po per betonin e Surrelit jane pergatitur ndopak apo jo?

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sali

                    Betoni i sureli nuk eshte asnje gje krahesuar me miliardad qe ka vjedhur ty dhe nmua Saliu me familjen e tij,Mijra te vrareve nga 97 e te tjere me vone.shkateroi shtetin,arsimin e cdo gje,Por teorija Berishiste shpif shpif se dicka mbetet nuk eshte zor te shpelaje trurin e te meresh me nje cope mur betoni

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vis vlonjati

                      Jo po pergatiten per te shqyer gopin e gus tate palle kari

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Trump

                      Ishte mire te vinin ne tirane te bejshin te njejten pun me berishen me gran e tij dhe noken

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Turp

                        Është i negociuar.

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          mond

                          Shfaqe televizive thotë trapi...Po dhe me ty ajo do ndodhë, dhe bota do shikoje shfaqe...or trap. Megjithate bravo ju qoftë, gjeni shesh dhe beni pershesh.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Albi

                            Vetem ne kete forme mund te largohen gjakpiresat. Ndoshta kemi dhe ne fat te marrin dhe Ramen ne kete forme

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tepelensi

                              Pse te ka shkerdhy grate e shpise Rama ty palle kari

                              Përgjigjjuni
                            2. d
                              dikur

                              "Dulla" ishte paranojak. Thoshte gjithmonë "Rreziku anglo-amerkan" . Po çfar rreziku më thua mor aman.. Ehh sa e kam sharë "Dullën" në atë kohë. Na mori shpirtin me stërvitje ushtarake me gatishmëri. Do na sulmojnë shtetet demokratike përndimore. Gënjeshtra pa fund. Kur ka ndodhur që Anglia apo Amerika të sulmojnë një vend tjetër? Paranojak !

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhemilja

                                Hajdutet, kriminelet dhe autokratet te tipit Maduro, Rama, Berisha, Meta, Veliaj, Balluku, etj., etj., keshtu duhen arrestuar, te terhiqen zvarre dhe me pranga ne duar. Keta kane vjedhur dhe kane mashtruar popuj, kane vrare dhe i kane duart me gjak, kane shpopulluar shtetar nga vendelindja e tyre neper rruget e botes dhe kane vjedhur miliarda nga pasurite e popullit. Ky eshte nje skenar shume i bukur per tu bere shembull ne gjithe boten, tju tregoj se ku e kane vendin keta antikombetare dhe si duhet sjellur me ta. Klasa politike duhet te marre frike dhe te rrisi pergjegjesit kur del ne krye per te drejtuar nje popull. Ndryshe do vazhdoj situata sic po ndodh ne Shqiperi, ku tallet Rama me popullin per hajdutet e qeverise tij., te tipit Balluku, etj. qe ka bllokuar drejtesine dhe nuk e lejon arrestimin e saj por manipulon popullin me lojra fjales dhe gjykaten kushtetuse. Kur u arrestua Meta, avokatet e tij dhe te gjithe analistet, shperthyen dhe vazhdojn akoma neper studio televizive, ne mbrojtje te tij, se policia e kishte terheq prej dore, kur ai eshte nje hajdut dhe kriminel qe ka vjedhur miliardat e ketij populli fukara dhe ka vrare njeres. Ligji per keta lloj kriminelesh dhe hajdutesh duhet te forcohet sa me shume, ndryshe politika po behet cdo dite dhe me e rrezikshme per popujt dhe keta po transformohen ne autokrate qe vetem vjedhin, pasurite e populli, vrasin, vjedhin zgjedhjet dhe nuk e lene pushtetit, keta vetem plumi i rrezon nga pushteti se me vote keta nuk i heq dot se keta i vjedhin dhe blejne ato, me leket e korrupsionit dhe shitjen e pasurive kombetare, tipik jane Rama dhe Berisha.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lexhenda

                                  Ja pshurren mustaqet…. ????????????????

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Salehu i Sheqeres

                                    Atij te Surrelit merr nje brisk perpara se t‘i permendesh emrin

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Malua

                                      Na plasi vegla ne,ashtu shpresojme te terhiqen zvarre sa me shume politikane kudo qe jane.Sikur jane te kulluar e do na dhimbsen,heret a vone do ta gjejne te giithe ate qe kane kerkuar.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Murrua i Tropojes

                                        Lajmi kryesor nuk eshte se u arrestua Maduro ( varianti Sali Berisha i Venezueles), ai eshte lajm anesor, lajmi kryesor per mua eshte se sistemet Radare kineze dhe Ruse qe kishte Blere Ramaduro nuk u bene te gjalla fare. Miliarda te shpenzuara dhe nuk funksionoi asnjera.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Demotakercita

                                          A ka ndonje president amerikan qe s'ka bere lufte?Per kete veprim te luftes te gjithe duhet te marrin cmimin "Nobel per paqen".Vetem ne kete shekull vendet ku ka nderhyr perendimi jane bere "Demokraci"te pastra.Si lum popujt ne keto far demokracie.Popujt paguajne harxhet,viktimat e vuajtjet,se fuqit imperialiste marrin resurset.Demokraci e vendosur me bajoneta te huaja.Edhe Hitleri kerkonte te vendoste rendin e ri.Keto nderhyrje ngjajne si dy pika uje.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje