Janë arrestuar dy shtetas turq në Viterbo të Italisë, vetëm pak orë para festës së Shën Rozës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të qytetit. Ata u kapën në një B&B, ku ishin fshehur të armatosur me pistoleta, automatikë dhe disa karikatorë plot me plumba. Arrestimi erdhi pas sinjalizimit të pronarit të shtëpisë me qira, i cili vëreu sjelljet e tyre të dyshimta dhe faktin që nuk kishin bagazhe.
Prokuroria e Viterbos po ndjek tre pista:
Mafia turke – Dyshohet se të arrestuarit janë pjesë e një grupi trafikantësh armësh të lidhur me mafien turke, shumë aktive në këtë zonë. Vetëm një javë më parë, një nga anëtarët e saj ishte arrestuar.
Lidhje me bossin kurd Baris Boyun – Një tjetër mundësi është që dy turqit të kenë lidhje me Baris Boyun, bossi kurd i arrestuar në maj 2024 në Bagnaia, pranë Viterbos, i cili ndodhet aktualisht në burg.
Terrorizmi – Edhe pse konsiderohet pistë më e largët, prokuroria nuk e përjashton plotësisht mundësinë e një akti terrorist.
Ngjarja u bë edhe më alarmante pasi B&B ku fshiheshin dy turqit ndodhej pikërisht pranë vendit ku do mbahet festa. Në Viterbo ndodhej edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ndërsa ambasadorit izraelit iu rekomandua të mos largohej nga Roma për arsye sigurie.
Dy të arrestuarit u morën në pyetje nga prokurorja Paola Conti, por refuzuan të flasin. Ata nuk dhanë shpjegime as për armët, as për dokumentet false që kishin me vete.
Çar mutin doni ju me çfarë ndodh në Itali nuk e kuptoj.Apo ngaqë e keni shpikur dhe ndjeheni pronarë të saj ?
Po çfarë do kuptosh , ti je karë nga trutë . K baraz karë . Lajmi është në rubrikën Bota të gazetës . Të duket gjë e vogël ty , si akt terrorist , apo të vjen keq se janë turq muti ?
po ty te vjen keq per byrazeret o mbetje sperme turke, raca bastarde qe beri lemsh gjith ballkanin, qe edhe mbas 1 shekulli e ca, nuk po e merr veten akoma
turqia dhe albanistani prodhojne vetem krime, popuj islamqene parazite ne kete planet