Marina amerikane do të fillojë testimin e forcave speciale për përdorim të paligjshëm të drogës

30 Shtator 2023, 12:50Bota TEMA

Marina amerikane do të fillojë testimin e forcave speciale për

Ushtria amerikane do të fillojë testimin e rastësishëm të drogës të forcave të saj speciale, duke përfshirë Navy SEAL’s dhe Delta Force, Green Beret dhe Ranger Regiment, për steroide dhe barna të tjera që përmirësojnë performancën, duke filluar nga nëntori.

Kundëradmirali amerikan Keith Davids, komandanti i Komandës së Luftës Speciale Detare, tha të premten se testimi është i nevojshëm për të mbrojtur shëndetin e ushtarëve dhe gatishmërinë ushtarake. Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik “BBC”.

Marina do të jetë e para që do të fillojë testimin e rastësishëm në nëntor, dhe Komanda e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane ka thënë se së shpejti do të ndjekë shembullin, megjithëse një datë e fillimit nuk është caktuar.

Komandat e Forcave Speciale të Forcave Ajrore dhe Trupave Detare të SHBA-ve thanë se nuk kanë kërkuar ende një politikë të ngjashme të testimit të rastësishëm të drogës.

Përdorimi i steroideve dhe barnave të tjera që përmirësojnë performancën ka qenë një problem i kufizuar, por i vazhdueshëm në ushtrinë amerikane.

Sidoqoftë, udhëheqësit ushtarakë janë tërhequr nga testimi i shtuar.

Ushtria amerikane kryen testime të herëpashershme kur zbulon një problem me një pjesëtar individual të shërbimit, por duhet të marrë leje speciale nga Pentagon-i për të kryer testime rutinë, të rastësishme.

Sipas Komandës së Marinës, katër njësi ushtarake do të zgjidhen rastësisht çdo muaj dhe 15 për qind e secilës do të testohen, pra deri në 200 marinarë në muaj dhe ata që rezultojnë pozitivë kërcënohen me ndëshkim disiplinor ose përjashtim.

Lëvizja prej muajsh u nxit nga vdekja e një kandidati të Navy SEAL në fillim të vitit të kaluar.

Kyle Mullen, 24 vjeç, u rrëzua dhe vdiq nga pneumonia akute vetëm disa orë pasi përfundoi testin rraskapitës të Javës së Ferrit të SEAL.

Raporti arriti në përfundimin se Mullen, nga Manalapan, New Jersey, vdiq “në krye të detyrës dhe jo si rezultat i sjelljes së tij të keqe”.

Megjithëse testet nuk gjetën prova të barnave që përmirësojnë performancën në sistemin e tij, një raport nga Komanda e Arsimit dhe Trajnimit Detar (NETC) tha se ai nuk ishte kontrolluar për disa steroide, sepse mostrat e kërkuara të gjakut dhe urinës nuk ishin të disponueshme.

Një hetim më i gjerë i NETC-së në trajnimin SEAL identifikoi përdorimin e barnave që përmirësojnë performancën si një problem domethënës midis atyre që aspirojnë të bëhen komando elitë amerikanë dhe rekomandoi testime shumë më të fuqishme.

Hetimet në 2011, 2013 dhe 2018 për përdorim të dyshuar të steroideve nga kandidatët e SEAL’s çuan në gjoba dhe kërkesa për testime të shtuara.

Lini një Përgjigje