Masakër në Itali, adoleshenti ekzekuton anëtarët e familjes

2 Shtator 2024, 09:09Bota TEMA
Masakër në Itali, adoleshenti ekzekuton anëtarët e familjes

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar ditën e dielë në rrethinat e Milanos, në Itali, ku një 17 vjeçar ekzekutoi me thikë dy prindërit dhe vëllanë e tij të vogël.

Viktimat u gjetën nga policia brenda vilës së tyre të vogël në Paderno Dugnano, pasi u njoftuan nga vetë autori, i cili në telefonatë thoshte se kishte vrarë babanë e tij.

Paraprakisht, adoleshenti tha përpara hetuesve se ishte çuar në mes të natës, pasi kishte dëgjuar ulërimat e nënës dhe vëllai që po ekzekutoheshin nga babai, por më pas pranoi se i kishte vrarë ai të 3 anëtarët e familjes.

Momentalisht, nuk ka një motiv të qartë për këto vrasje, teksa i riu është dërguar në ambientet e paraburgimit.

Hetimet zbuluan se gjatë mbrëmjes familja kishte festuar ditëlindjen e babait 51 vjeçar, ku të ftuar ishin dhe disa të afërm.

1 Komente

  1. T
    Toni

    Bashkeshortin-en e zgjedh ne jete mundesisht deri ne vdekje... kurse femijte si zgjedhe dot... ok edukate, dashuri,respekt ,shkollim etj.etj dmth jepi gjithcka qe cdo prind te ndjehet krenare ne shoqerine ku jeton.. prape per dike jeta eshte ne ? nga femija.. kane ndodhu dhe do ndodhin krime te tilla pasi njerzimi s'eshte asnjehere i njellojte... dhe dike jeta eshte e shkurter.rip.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje