Një gjykatë federale në SHBA ka vendosur se më shumë se 1 mijë punonjës të Zërit të Amerikës duhet të rikthehen në punë, të rifillojë transmetimi dhe aktiviteti i plotë i institucionit.
Ky vendim vjen pasi rezulton se personi i zgjedhur nga Presidenti Donald Trump për të mbikëqyrur shkurtimet masive të vendeve të punës në Zërin e Amerikës ishte emëruar në mënyrë të paligjshme, duke i bërë shkurtimet e vendeve të punës të pavlefshme.
Zëri i Amerikës u krijua pas Luftës së Dytë Botërore si një nga instrumentet kryesore të SHBA për informimin ndërkombëtar. Pas marrjes së presidencës për herë të dytë, Trump e sulmoi median me pretendimin se po pengon dhe po sulmon qeverinë e tij.
Ky ëshyë ndryshimi i një shteti me demokraci të konsoliduar dhe një demokracie hibride. Nëse një lider në SHBA teneton të sillet si autokrat e të marrë vendime të paligjshme, nuk të lë gjykata. Kurse te ne duhet të shkosh në Strasburg të gjesh të drejtën. Pra ka ndarje të pushteteve.
Amerika eshte me fat per sistemin e drejtesise federale qe ka! Ky sistem e mban ne kembe Ameriken me demokraci hibride. Nderkohe, vetem ne demokracine amerikane Kushtetuta mundeson zgjedhjen president edhe kur votat jane miliona me pak se gjysma e totalit te votuesve per president. Nderkohe qe demokracia presupozon, kudo ne Perendim, qe fitorja arrihet me 50% 1 vote.