Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, përsëriti thirrjet për shtrirjen e garancive të sigurisë të nenit 5 të NATO-s në Ukrainë, duke argumentuar se kjo do të tregonte nëse Rusia është serioze për paqen, tha ajo në një fjalim në Dhomën e Deputetëve të Italisë më 19 mars.
Neni 5, gurthemeli i mbrojtjes kolektive të NATO-s, thotë se një sulm ndaj një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve. Është thirrur vetëm një herë, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në New York.
“Zgjerimi i nenit 5 të NATO-s në Ukrainë duket të jetë propozimi më i thjeshtë dhe më efektiv nga të gjithë, edhe sepse do të ndihmonte në thirrjen e një blofi të mundshëm”, tha Meloni.
“Nëse Rusia nuk planifikon të pushtojë përsëri fqinjët e saj, nuk është e qartë pse ajo nuk duhet të pranojë garancitë e sigurisë që janë vetëm mbrojtëse”.
Meloni sugjeroi fillimisht më 6 mars se NATO mund të zgjerojë mbrojtjen e Nenit 5 për Ukrainën, pa i dhënë Kievit anëtarësimin e plotë në aleancë.
Kryeministrja italiane e ka pozicionuar veten si një urë potenciale midis liderëve evropianë dhe administratës Trump, e cila i ka quajtur joreale aspiratat e Ukrainës për NATO-n.
Washingtoni në vend të kësaj ka mbështetur idenë që forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga evropianët të monitorojnë një armëpushim të mundshëm, por nuk i ka ofruar garanci konkrete sigurie Ukrainës.
Pavarësisht rritjes së mbështetjes evropiane për forcimin e sigurisë së Ukrainës, Italia ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të paqeruajtësve në Ukrainën lindore, për të zbatuar një armëpushim të mundshëm.
“Ne nuk duhet të ndjekim skllavërisht propozimet e bëra nga të tjerët thjesht sepse duhet të vendosim se cili është pozicioni ynë. Roli ynë është të marrim pjesë me propozimet tona,” tha Meloni, duke shtuar se propozimi i saj për nenin 5 duhet të jetë “në tryezën e negociatave”.
Mbi 30 vende kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në një forcë paqeruajtëse në Ukrainë, me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën në krye të nismës, sipas zyrës së kryeministrit britanik Keir Starmer. Kanadaja dhe Australia gjithashtu kanë sinjalizuar hapje për pjesëmarrje.
Aleatët e NATO-s riafirmuan rrugën “e pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit në korrik 2024, por nuk kanë bërë një ftesë zyrtare pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Kievi.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha më 24 shkurt se presidenti rus, Vladimir Putin, do të lejonte paqeruajtësit evropianë në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje, megjithëse ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov e hodhi poshtë publikisht idenë.
Isa H. Dërmaku KOHA PËR MENÇURI, GUXIM DHE VEPRIM KUNDËR PUSHTUESVE Ffak është se, Putini dhe Vuçiqi, kanë synuar dhe synojnë të skllavërojnë popujt fqinjë. A do të lejojë bota që historia të përsëritet? Sot, të kërkosh besën e Putinit dhe t’i besosh asaj është marrëzi dhe naivitet politik. Kjo do të ishte njësoj sikur dikur t’i jepej besimi kryekriminelit ndërkombëtar Sllobodan Millosheviq apo ideologut të urrejtjes Vojisllav Sheshel, i cili, së bashku me ndihmësin e tij Aleksandar Vuçiq, frymëzoi krime makabre ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve. Natyrisht, tolerimi i tillë, kur vjen nga keqdashja, është armiqësi ndaj popujve që luftojnë për liri. Kur vjen nga papjekuria politike, është një errësirë morale. Por kur vjen nga udhëheqës të disa shteteve të BE-së, të cilët hezitojnë të përballen me realitetin, atëherë kjo është tradhti ndaj vlerave mbi të cilat qëndron vetë Evropa. Ukraina nuk ka nevojë për «vrasës të mizave» Ukraina, e cila po derdh gjak për lirinë e saj, nuk ka nevojë për politikanë të llojit që Sartri do t’i quante «vrasës të mizave» - njerëz të pavendosur, që fshihen pas burokracisë dhe frikës. Ukrainës i duhen liderët të Evropës që kanë mençuri, guxim dhe vendosmëri, të cilët veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ndërgjegjen njerëzore. Po, sepse Rusia nuk do të tërhiqet vetë – ajo duhet të ndalet dhe, të detyrohet të tërhiqet nga Ukraina. Rusia nuk ka për qëllim të largohet nga Ukraina. Përkundrazi, ajo do të qëndrojë aty derisa të dëbohet nga aty si okupatore. Lufta për çlirimin e Ukrainës nuk është vetëm përgjegjësi e ukrainasve, por edhe detyrë morale dhe ligjore e Perëndimit, i cili duhet të ndihmojnëë për të ndalur agresionin rus e serb. Kjo nuk është thjesht një betejë mes Ukrainës dhe Rusisë. Kjo është një betejë për të ardhmen e Evropës. Orekset e pushtuesve nuk ndalen me fjalë boshe. Ato ndalen me mençuri, me guxim dhe me veprime konkrete. Fitorja e Ukrainës është shpëtimi i Evropës. Kushdo që mendon se aspiratat e Ukrainës për liri janë të paarritshme, bën një gabim fatal, i cili një ditë mund t’i kthehet bumerang. Putini jeton dhe ushqehet nga dobësia e Perëndimit - nga tërheqjet, nga kompromiset e paarsyeshme dhe nga frika. Kushdo që me apo pa vetëdije i jep mbështetje Putinit dhe Vuçiqit, në fakt i jep fuqi një projekti për skllavërimin e popujve të Evropës. Putini dhe Vuçiçi mund të ndalen vetëm përballë një Perëndimi të bashkuar, të udhëhequr nga mençuria, zhvillimi dhe forca e NATO-s, SHBA-së dhe BE-së. Fitorja e pakushtë e Ukrainës nuk është thjesht një zgjedhje – ajo është e vetmja zgjidhje.
o Isak, leni romanet po shiko realpolitiken, kjo kerkon qe njerezimi te shkoj drejt luftes se trete boterore, kjo kerkon qe te aplikoje nenin 5 per nje shtet qe nuk eshte antar i NATO-s, e shikoni se ku po e cojne njerezimin keto por per fat te mire perendia na solli POTUS-in Trump qe do ta shpetoje planetin, qe me vizionin e tij human do te ndaloje nje perplasje nderboterore.
Ku ka besë Putana.