Qeveritë e Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësinë që ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, apo ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, të përfaqësojnë BE-në në negociatat e mundshme me presidentin rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.
Sipas raportimit të Financial Times, ministrat e jashtëm të BE-së pritet ta diskutojnë çështjen javën e ardhshme në Qipro.
Diskutimet janë shtuar pasi SHBA-ja dhe Ukraina kanë shprehur mbështetje që Evropa të ketë rol më aktiv në dialogun me Moskën. Administrata e presidentit Donald Trump thuhet se nuk kundërshton kontakte paralele evropiane me Kremlinin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar që Evropa të ketë “zë dhe prani të fortë” në procesin negociator. Burime diplomatike thonë se Kievi do të preferonte një figurë si Draghi ose një lider aktual evropian për të udhëhequr bisedimet.
Mes emrave të përmendur janë edhe presidenti finlandez Alexander Stubb dhe ish-presidenti Sauli Niinistö. Megjithatë, disa vende të BE-së mbeten skeptike për mundësinë e suksesit të një nisme të tillë dhe për gatishmërinë reale të Putinit për negociata.
Më mirë të vini si ndërmjetës Shvejkun ose atë që ta fshin me gjethe fiku pasi ta thith, se këto putanat gjermane të Putanës, si Merkeli dhe Shrëderi.
Merkeli do shikojë vetëm e vetëm interesin e Gjermanisë,ndërsa Dragi do jetë për të gjithë Europën. Pra,kush kërkon të zgjidhë të gjitha problemet nuk ka për të zgjidhur gjë ose thënë ndryshe, kush të lë. Kush është më realist do " zgjidhë" diçka ( të vogël) dhe do e hanë të tjerët. Mos harroni se: Zgjidhja e problemit ukrainas,na çon direkt në ngadalsim të negociatave me BE
Dragi eshe person me kapacitet te larte poltik dhe eknomik.
E vetmja qe e pranon Putini eshte Alice Weidel e AFD,s te tjeret nuk kan vleften si ndermjetesues .
Se bashku, Dragi e Merkel duhet te udheheqin punen per riformatimin e BE-se. Ne vend te negociimit me Rusine, BE duhet te negocioje treshe me Kinen e Rusine per nje marreveshje strategjike per te rikthyer rendin boteror ne stabilitet dhe reformuar OKB dhe institucionet e saj. Tani eshte koha, ndryshe Amerika mund te shkoje me tej ne rrugen e gabuar ku exhte futur.
sa budallallëk ka në këtë planet!!pra duhet të bashkpunojë me dy diktatura muti për të " rikthyer rendin boteror"??kë mor idiot??diktaturën??nuk u ngope me diktaturën shqiptare,po do ti quash baballarë dhe rusët e kinezët? nuk të mjaftoi enveri që e quajte baba sa plase??kush ka qënë ai robqirë që ju ka mësuar të shkruani??
merkel me deklaratat e saj,i ka bërë kakën muhabetit!!ajo është shumë e indoktrinuar nga rinia e saj!!ishte fat që nuk ishte në pushtet pas agresionit rus ndaj ukrainës!!daljet e saja si ish kancelare kanë qënë shumë të dobëta në lidhje me këtë agresion!!dragi me daljet e tij në 4 vitet e fundit është një personazh që mund të përfaqsojë BE-në e të ardhmes!!dragi është "si duhet të jetë europa e së ardhmes"!merkel është"çfarë nuk duhet të bëjë europa për të mbijetuar si BE"!
Çoni ore Edi Ramën për bisedime me Putinin. Me një të çmendur si Putin vetëm një katërcipërisht i shqepur nga mënt e kokës si Edi Rama mund të merret vesh. Nuk thonë kot, "gozhda del me gozhdë"!
Ore pilo Lala, po ti sikur ke qënë mbrojtës i flaktë i Edi Ramës, nga të mbiu gjithë ky mllef, tani që do hapen edhe kapitujt për në BE?
Markel eshte e pabesueshme per te tilla marrveshje. Per Marrveshjen e Minskut ajo ka thene tekstualisht qe "e dinin qe nuk do zbatohej nga Ukraina, por duhej me i dhene kohe asaj qe te pergatitej ushtarakisht. Pra kjo lufte ka qene e planifikuar qysh at'here. . https://www.youtube.com/watch?v=pKHe_0Ohl_g