Mijëra dollarë fluturojnë nga dritarja, si u eliminua zëdhënësi i Hamasit në apartamentin e tij?

1 Shtator 2025, 10:35Bota TEMA
Mijëra dollarë fluturojnë nga dritarja, si u eliminua

Abu Obeida, zëdhënës i kahut të armatosur të Hamas u vra në një sulm ajror në qytetit e Gazës. Kështu pretendon Izraeli, me ministrin e mbrojtjes Izrael Kataz që përgëzoi forcat e mbrojtjes dhe agjencinë e sigurisë Shin Bet, për ekzekutimin e pa të metë, siç e cilësoi.

Katz paralajmëroi të dielën se shumë partnerë të tjerë kriminale të Obeidës, do të viheshin në shënjestër me intensifikimin e fushatës në Gaza, një referencë kjo ndaj planit të aprovuar për marrjen e kontrollit të qytetit. 

Hamas ende nuk e konfirmuar vrasjen e tij, por gazetarët lokalë raportuan se të paktën 7 persona ishin vrarë dhe 20 të tjerë ishin plagosur gjatë bombardimeve në lagjen e populluar të al-Rimal të qytetit të Gazës, përfshirë edhe fëmijë.

Ndërkohë, IDF dhe Shin Bet ofruan më shumë detaje për sulmet e fundjavës që shënjestruan zëdhënësin e Hamas. Në një deklaratë të përbashkët thanë se operacioni ishte bërë i mundur falë informacioneve të inteligjencës të grumbulluara paraprakisht të cilat kishin identifikuar vendin ku fshihej zyrtari i Hamas.

Siç thuhet 5 raketa kishin goditur katin e dytë dhe të tretë të një pallati 6-katësh në lagjen Al rimal, në mënyrë simultane nga 2 lokacione të ndryshme.

Apartamenti i shënjestruar ishte përdorur si dhomë për kirurgji dentare. Dëshmitarët raportuan se kishin parë qindra mijëra dollarë të fluturonin në ajër pas sulmeve, me shumë të mëdhatë vjedhura nga vendasit, por të rikuperuar më vonë nga Hamas.

Në deklaratën e përbashkët thuhej se Obeida kishte shërbyer si fytyra publike e organizatës terroriste dhe kishte përhapur propagandën e Hamas.

Gjithmonë i maskuar me një shall palestinez ai u bë idhull i mbështetësve te Hamasit përgjatë lindjes së mesme.  Obeida ishte mes të paktëve zyrtarë të mbetur të kahut ushtarak të Hamasit, para sulmeve të 7 tetorit 2023.(A2)

8 Komente

  1. u
    u knoqem tu u knoq

    Ku i gjeti Hamas parate? Ata jane te varfer, po vdesin per buke...

    Përgjigjjuni
    1. Š

      E ti falimenton kur ti mi race?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tafuti

        Oooo Serbi po perkthen nga google translate...

        Përgjigjjuni
    2. M
      Messerschmitt

      nje gerrrko servi arrixhinji gjakdhjeri me pak .....bota eshte bere me e mire....

      Përgjigjjuni
      1. Š

        Hë Bolivar model jasht-serie? Faj s'kini! Lavireve sociale të integruara ju ngucin vithet sediljet vallë? Ç'fat të kenë e fai n'qe pa larë, shtypni katapultën.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Abu Albani

        Dite zie per arabet shqipfoles.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri

          Gjithë kryesia e hamasit bosa, populli mburoje. Idiotet shqiptare i qajne hallin terroristeve. Pika qe s'ju bie!

          Përgjigjjuni
          1. m
            me thene te drejten

            ASNJE shqiptar nuk i qan hallin terroristeve, jane vetem islamiket antishqiptare qe qajne duke folur shqip apo duke perkthyer nga serbishtja ne shqip, si ai raca "S" e mesiperme.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje