Ministri austriak: Rusia do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për Europën

22 Mars 2023, 13:09Bota TEMA

Ministri austriak: Rusia do të mbetet gjithmonë e

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg deklaroi se Rusia do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për Evropën.

Schallenberg u shpreh të mendosh ndryshe, është një iluzion, shkruan Reuters.


“Të mendosh se nuk do të ketë më Rusi dhe ne mund të shkëputemi në të gjitha fushat është iluzion,” tha Schallenberg.

Disa zyrtarë austriakë, megjithatë shpresojnë për një përfundim të shpejtë të luftës dhe një kthim në marrëdhëniet më normale me Rusinë.

Austria, e cila e ka cilësuar veten si një urë midis lindjes dhe perëndimit, duke e kthyer kryeqytetin e saj Vjenën në një magnet për paratë ruse, është gjithashtu pjesë e një aleance më të gjerë perëndimore që ka sanksionuar Rusinë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    problem është putini e jo rusia!!problem është qeveria dhe qeverisja e shtetit dhe jo shteti!! rusia ishte dhe më e madhe para '90ës,por nuk ishte i njëjti mendim si gjatë periudhës '902003,kur ajo u quajt në tërë kuptimin "e rikëthyer në europë!ardhja në pushtet dhe sidomos forcimi i pushtetit të këtij kërmës që i duket vetja i fortë,po vënë në diskutim periudhën normale me rusinë!heqja qafe e këtij do ta rivendosë rusinë në vëndin që i takon!!

    Lini një Përgjigje