Ministri i Jashtëm italian: Kërcënime serioze dhe të rrezikshme deklaratat e Medvedevit

7 Qershor 2022, 13:47Bota TEMA

Ministri i Jashtëm italian: Kërcënime serioze dhe të

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka reaguar pas deklaratave të Medvedevit i cili në mëngjes u shpreh se i urrente perëndimorët dhe donte ti shihte të shkatërruar.

Di Maio shprehet se kjo tregon qartë që Moska nuk dëshiron paqe dhe zgjedhje të krizës.

"Është e domosdoshme të ndalohet nxitja e tensioneve me provokime dhe kërcënime. E përsëris hapja e Ukrainës dhe shtytja e komunitetit ndërkombëtar nuk mjafton për të arritur paqen, por nevojiten Rusia dhe vullneti për dialog, Putin.

Pohimet që vijnë sot, nga ana tjetër, nuk lënë asnjë dyshim dhe largojnë kërkimin e paqes nga pala ruse”, shkruan Di Maio.

Lini një Përgjigje