Ministri i Jashtëm i Turqisë ka thënë se bisedimet për të zbatuar planin 20-pikësh të paqes të Donald Trump në Gaza kanë bërë "shumë përparim".
Sipas mediave të huaja, Hakan Fidan tha se diskutimet janë përqendruar në sigurinë, një armëpushim, shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, si dhe kohën për tërheqjen e forcave izraelite.
Fidan shtoi se një armëpushim do të shpallet nëse arrihet një rezultat pozitiv në bisedime.
Kujtojmë se Izraeli i ka vijuar sulmet në Gaza, pavarësisht paralajmërimeve të Presidentit Donald Trump, për ndaljen e plotë të bombardimeve.
Vetëm ditën e sotme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 10 persona u vranë dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet izraelite.
Koka e Turkut akoma nuk e kupton planin e Trumpit dhe te Netanjahut ,qellimi eshte te lirohen pengjet Izraelite dhe Cmimi Nobel per Trumpin sa te ndodhe kjo dote filloj deportimi i popullit Palestinez ,me gjith ata shpenzime per Amerikanet dhe Izraelin kur nuk dot ju kthehet Gaza Palestinezeve pse dhendri i Tumpit dhe Bleri e kan planin gati,por ky Turku duhet te shqetesohet ma shum per planet uashtarake Ameriko Izraelite per Syrine dhe Kurdistanin ky dote jete problemi i ardhshem.