Teksa ka mbërritur për bisedime në Romë, ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski ka thënë se sulmet e vazhdueshme ruse tregojnë se “Vladimir Putin i Rusisë po tall përpjekjet paqësore të presidentit Donald Trump”.
Ai ka thënë po ashtu se Evropa po rrit planet e saj për mbrojtjen, me shpenzime në rritje.
Gjithashtu ministri polak ka thënë se udhëheqësit duhet të “hartojnë strategji se çfarë të bëjnë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër këtij sulmi rus”.
Ai shprehet veçanërisht i shqetësuar për flotën ruse në hije të anijeve “që transportojnë sasi të mëdha nafte nën flamuj ekzotikë të komoditetit ose pa flamur fare” dhe “paraqesin një rrezik material për një det të cekët dhe të mbyllur si Baltiku”.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Presidenti rus Vladimir Putin paguan për “fantazitë e sëmura gjeopolitike” me jetën e mbi një milion rusëve të vrarë në luftë deri më tani.
“Një milion humbje dhe prapëseprapë, ata po bëjnë gjithçka për të shmangur përfundimin e kësaj lufte. Ata madje injorojnë SHBA-të dhe presidentin Trump”, ka shtuar ai.
Teksa ministrat e Jashtëm evropianë takohen në Romë për të diskutuar mbrojtjen, ai ka thënë se qasja e Rusisë ndaj konfliktit është veçanërisht shqetësuese “kur jeta nuk do të thotë asgjë për ata që janë në krye”.
“Asnjë krim nuk është jashtë tryezës, madje as agresioni në shkallë të plotë”.
Duke folur për përgjigjen e Ukrainës, ai ka treguar për planet për të rritur prodhimin e dronëve.
“Unë i nxis vendet tuaja të trajtojnë prodhimin e dronëve me të njëjtën urgjencë dhe vëmendje si ne”.
Në fjalimin e tij, Zelenskyy iu referua konkretisht operacionit “Rrjeti Merimangë” që synoi 41 avionë rusë “të përdorur për të terrorizuar vendin tonë me dronë të lirë”.
Ai ka thënë se dëmi i shkaktuar “tregon qartë se si teknologjitë e luftës po ndryshojnë”.
“10 vjet më parë një sulm i tillë do të kishte qenë i paimagjinueshëm. Sot nuk mund as të imagjinojmë se çfarë lloj sulmesh mund të jetë në gjendje të kryejë një vend pas 10 vjetësh”.
Shifrat e të rënëvet russ janë të ekzagjeruara nga menaxherët e perendimit kolektiv, po sido qe të jenë, rusët luftojn për çlirimin e trojevet të banuar nga rusofolsit! Jeni ju mbeturinat e nazizmit të europës dhe ukrainas qe i hidhni benzin zjarrit…! Jeni ju qe po e çoni popullin ukrainas dhe nesër atë tuajin, si mish për top e jo Putini!