Një adoleshent ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në Londër, në zonën e Woolwich.
Një dëshmitar ka dëgjuar të miturin duke bërtitur “Mos më lër të vdes!”, ndërsa ka qenë i shtrirë në tokë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Woolwich rreth orës 18:35, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Sipas statistikave, numri i sulmeve me thikë në Londër është rritur me 4% krahasuar me vitin e kaluar. Për t'u përballur me këtë situatë, qeveria britanike ka vendosur të ndalojë mbajtjen e armëve të ftohta, si thikat dhe hanxharët.
Nga dita e nesërme, do të zbatohet një ligj që ndalon thikat me një gjatësi teh më të gjatë se 20 cm dhe ato me teh të dhëmbëzuar. Personat që dorëzojnë këto armë do të përfitojnë amnisti dhe dëmshpërblim.
Në fillim të këtij muaji, kryeministri Keir Starmer nisi një iniciativë për të luftuar krimin me thikë mes të rinjve, një fenomen që ai e ka cilësuar si krizë kombëtare. Kjo nismë synon të rrisë sigurinë dhe të reduktojë përfshirjen e të rinjve në aktivitete kriminale.
me te gjate se 20 cm?! ME I GJATE SE 20 CM EDHE K.. SJELL DEME JO ME THIKA