Myslimanët çeçenë dhe tatarë marrin armët për të luftuar për Ukrainën

26 Mars 2022, 17:16Bota TEMA

Myslimanët çeçenë dhe tatarë marrin armët

Ndërsa Komandanti çeçen dhe aleati i Putinit, Ramzan Kadyrov, mburrej me pjesëmarrjen e ushtarëve të tij në luftën e Rusisë në Ukrainë, shumë qytetarë çeçenë dhe tatarë po mbrojnë Ukrainën duke larë kështu hesapet me sundimtarët e atdheut të tyre.

Numri i këtyre luftëtarëve të dislokuar në Ukrainë janë të panjohur por, reputacioni i tyre për brutalitetin dhe pamëshirshmërinë është i njohur dhe prania e tyre ka ngjallur kujtime të luftimeve të tmerrshme urbane dhe luftimeve guerile nga luftërat çeçene në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000.

Kreu i Republikës çeçene Ramzan Kadyrov, i njohur si një nga aleatët më besnikë të presidentit Vladimir Putin, njoftoi në kanalet e tij Telegram se njerëzit e tij do të luftonin në “pikat më të nxehta në Ukrainë”.

Megjithatë, disa analistë ushtarakë janë skeptik se mburrja e tij në mediat sociale a ka pasqyruar me saktësi performancën e trupave të tij në fushën e betejës.

Përtej vijës së frontit, një grup tjetër çeçenësh i është bashkuar gjithashtu luftës – por ata synojnë të mbrojnë Ukrainën kundër pushtimit rus.

“Të dashur ukrainas, ju lutemi mos i shihni ata njerëz si çeçenë,” tha Adam Osmayev, një udhëheqës çeçen në mërgim, në një video të publikuar në mediat sociale, duke iu referuar ushtarëve të Kadyrov. “Ata janë tradhtarë … kukulla të Rusisë.”

“Çeçenët e vërtetë po qëndrojnë me ju, duke gjakosur me ju, siç kanë bërë në tetë vitet e fundit,” tha ai, duke mbajtur një armë dhe duke qëndruar pranë tre burrave të tjerë të armatosur me fytyra të maskuara.

Osmayev drejton Batalionin Dzhokhar Dudayev, i quajtur sipas liderit të ndjerë rebel çeçen. Grupi është një nga dy grupet vullnetare çeçene të njohura publikisht që luftojnë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ruse në Ukrainë që nga viti 2014. Tjetri quhet Batalioni Sheikh Mansur dhe drejtohet nga një komandant i quajtur Muslim Cheberloevsky.

Identiteti dhe numri i saktë i vullnetarëve çeçenë nuk dihen. Por, shumica e tyre besohet të jenë njerëz që u larguan nga Çeçenia pas përfundimit të luftës atje në 2003 ose që i kanë shpëtuar sundimit despotik të Kadyrov gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2013, qeveria ukrainase, në atë kohë një aleate e Moskës, e burgosi ​​Osmayev për komplot për të vrarë Putinin – një akuzë që ai e mohon. Kur u lirua një vit më vonë, ai shkoi në rajonin e Donbasit për të luftuar separatistët pro-rusë.

Si mediat ruse ashtu edhe ato perëndimore kanë raportuar për lidhje të supozuara mes Batalionit Sheikh Mansur dhe “Shtetit Islamik”.

Kur ushtria e Putinit filloi të marshonte drejt Kievit, drejtuesit e të dy batalioneve, së bashku me mijëra luftëtarë të tjerë vullnetarë të huaj, njoftuan se do të vazhdonin të mbronin Ukrainën kundër “armikut të tyre të përbashkët”.

Vendosmëria e tyre për të ndihmuar Ukrainën në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus buron nga ngjashmëritë që ata shohin mes asaj që po kalojnë ukrainasit dhe fatit të tyre.

Një histori e gjatë e dhunës

Çeçenia, tani një republikë ruse, është shtëpia e një popullsie me shumicë myslimane dhe ka një histori të ndërlikuar dhe shpesh të dhunshme me Moskën.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia zhvilloi dy luftëra shkatërruese për të penguar Çeçeninë të bëhej e pavarur, një synim për të cilin ajo kishte aspiruar që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Konflikti i parë shpërtheu në vitin 1994 kur Rusia dërgoi trupa në Republikën Çeçene për të anuluar përpjekjen e saj për t’u shkëputur. Luftimet u ndërprenë vetëm dy vjet më vonë, në 1997, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje në gusht 1996.

Por në vitin 1999, ushtria ruse u kthye pas një serie sulmesh terroriste vdekjeprurëse të organizuara nga komandantët çeçenë në territorin e Rusisë. Shpërtheu një luftë e re, që zgjati 10 vjet dhe kulmoi me rrethimin e Groznit nga trupat ruse, duke rezultuar në shkatërrime të mëdha dhe dhjetëra mijëra viktima civile.

Dy vitet e para të asaj lufte përkoi me ngjitjen e Putinit në pushtet. Faza aktive e luftës përfundoi në prill të vitit 2000. Dy muaj më vonë, Putin emëroi Akhmad Kadyrov si kreun e Republikës çeçene, i cili do të sundonte derisa të vritej nga rebelët islamikë në 2004.

Djali i tij Ramzan Kadyrov u bë lider çeçen në 2007 dhe ka mbetur në detyrë që atëherë.

Nën sundimin e Kadyrov, të drejtat e njeriut janë përkeqësuar pasi kritikët, aktivistët dhe gazetarët përballen me shtypje. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjet e disa kritikëve jashtë Çeçenisë, duke përfshirë Zelimkhan Khangoshvili, një ish-komandant ushtarak i vrarë në Berlin në vitin 2019.

“Është e sigurt të thuhet se një shumicë e madhe e diasporës çeçene u largua nga atdheu i tyre pasi Kadyrov erdhi në pushtet, jo gjatë luftës,” tha për DW Marat Iliyasov, një studiues në Universitetin Vytautas Magnus të Lituanisë.

Për shumë çeçenë të mërguar, Putini po i trajton ukrainasit ashtu siç i trajtoi ata.

“Përpjekjet e Moskës sot për të imponuar kontrollin e saj mbi Ukrainën e pavarur rezonojnë në zemrat dhe mendjet e shumë çeçenëve që kujtojnë luftën e tyre për pavarësi kundër makinës kolonizuese ruse”, tha për DW Albert Bininachvili, profesor i shkencave politike në Universitetin e Bolonjës.

Putin aspiron të zgjerojë dominimin e Rusisë deri në kufijtë sovjetikë, shpjegoi ai, por pa synimin për të rikthyer sistemin sovjetik, “i cili në fakt nuk na lë asgjë veç kolonializmit rus”.

“Çeçenët e konsiderojnë luftën në Ukrainë si vazhdimësi të luftës në Çeçeni”, tha Iliyasov. “Pra, ata duan të kontribuojnë në fitoren përfundimtare kundër kësaj të keqeje të perceptuar – diçka që nuk është arritur në tokën çeçene.”

“Ky është krahas një motivimi tjetër, i cili është një lloj detyrimi moral për të ndihmuar njerëzit që janë në situata të tilla dhe për të treguar solidaritet me ta”, shtoi ai.

Cheberloevsky, kreu i Batalionit Sheikh Mansur, gjithashtu i konsideron luftimet e fundit si pjesë të një konflikti shumë më të gjatë. Ai tha në një intervistë për shërbimin Kaukazian të Radios Evropa e Lirë, “Ne kemi luftuar në Ukrainë që nga viti 2014 për të mundur armikun tonë të përbashkët”.

Akhmed Zakayev, kreu i qeverisë separatiste çeçene në mërgim, inkurajoi të gjithë çeçenët që jetojnë jashtë vendit për të luftuar përkrah qeverisë ukrainase në një video të shpërndarë në mediat sociale.

Diskreditimi i propagandës së Putinit

Çeçenët nuk janë i vetmi grup mysliman që ndihmon ukrainasit.

Said Ismagilov, një nga udhëheqësit më të lartë islamikë të Ukrainës, i cili është me origjinë tatare, postoi një foto të tij me uniformë ushtarake pranë anëtarëve të Forcave të Mbrojtjes Territoriale në Kiev. Në një video tjetër, ai u bëri thirrje myslimanëve në botë që të solidarizohen me Ukrainën.

Tatarët e Krimesë, një pakicë etnike muslimane indigjene në Krime, një gadishull ukrainas i aneksuar nga Rusia në 2014, i kanë rezistuar pushtimit rus që nga viti 2015, me disa prej tyre që luftojnë në forcat e armatosura të Ukrainës.

Në një video të shpërndarë gjerësisht nga mediat ukrainase, Ayder Rustemov, kreu i komunitetit mysliman të Krimesë, i njohur nga Ukraina, u bëri thirrje myslimanëve ukrainas të mbrojnë vendin e tyre dhe u bëri thirrje myslimanëve rusë të denoncojnë agresionin e Rusisë.

Kadyrov, i cili beson sufizmit, një sekt i moderuar i Islamit me rrënjë të thella historike në Çeçeni, u përpoq t’i cilësonte betejat në Ukrainë si xhihad, termi islamik për luftën e shenjtë. “Kemi urdhër, kemi xhihad! Ai shkroi në kanalin e tij Telegram më 4 mars.

Grupet e të drejtave, duke përfshirë Human Rights Watch, kanë thënë se forcat paraushtarake të Kadyrov kanë një histori të gjatë të terrorizimit, torturimit dhe vrasjes së disidentëve politikë që pretendonin se ishin rebelë islamikë.

Pretendimet e fundit të Kadyrov janë kritikuar veçanërisht jo vetëm nga aktivistët dhe udhëheqësit myslimanë, por edhe nga besimtarët në luftën e shenjtë, duke përfshirë xhihadistët në Siri dhe Irak.

“Rusia ka vrarë mijëra muslimanë dhe ende po i vret ata”, shkroi Maysara bin Ali, i njohur gjithashtu si Abu Maria al-Qahtani, një komandant i grupit islamik Heyaat al Tahrir Sham, në Telegram. Forcimi i Rusisë në Ukrainë do të thotë forcimi i kriminelëve.

2 Komente

  1. P
    Piro

    Nuk di sa nga komentuesit e dine se Krimeja ka qene e banuar thuajse vetem nga tatare qe flisnin gjuhen e tyre dhe kishin nje identitet te forte etnik, por Stalini i shpernguli prej aty sepse nuk donin te jetonin nen sundimin rus dhe i perhapi tataret ne nje territor ne lindje te Moskes deri ne Uralet. Kjo ishte edhe arsyeja qe nje pjese e tyre bashkepunuan me gjermanet. Thjesht qe te mund te krijonin nje shtet te tyre, jashte perandorise ruse. Mos harroni faktin se Hrushcevi ne Asamblene e Kombeve te Bashkuara ne vitin 1959 beri skandalin e pashembullt diplomatik duke nxjerre dhe perplasur kepucen ne tavolinen e tij (une kam pasur rastin ta shoh edhe te filmuar kete skene) sepse kryeministri kanadez i asaj kohe John Diffenbaker ne fjalimin e tij tha se eshte heret akoma per te festohej 10-vjetori i shembjes se sistemit kolonial derisa BRSS mbante si koloni te saj 15 republikat e asaj kohe dhe kishte vetem ne federaten ruse mbi 100 kombesi te ndryshme.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stepan Bandera

      Edhe Moskovitet dikur sundoheshin nga tatyaret, bile u conin grate ne shatore, per ti inaguruar. Shkermoqja e Perandorise se ndyre ruse sapo ka nisur Смерть росіянам! Слава Україні! Смерть русским! Слава Украине!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje