Biden: Putin mendoi se mund të përçante NATO-n, por nuk ia doli

26 Mars 2022, 16:25Bota TEMA

Biden: Putin mendoi se mund të përçante NATO-n, por nuk ia doli

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin mendonte se mund t’i ndante aleatët e NATO-s për luftën në Ukrainës, por nuk ia doli.

Gjatë vizitës në kryeqytetin polak Varshavë , ku është takuar me ministrat e qeverisë ukrainase, si dhe me presidentin e Polonisë Andrzej Duda, Biden tha se tashmë NATO është dhe do të mbetet e bashkuar.

“Unë jam i sigurt se Vladimir Putin po llogariste të ndante NATO-n, për të ndarë krahun lindor nga perëndimi, për të qenë në gjendje të ndante kombet bazuar në historitë e kaluara,” tha Biden.

“Por ai nuk ka mundur ta bëjë këtë  ne kemi qëndruar të gjithë së bashku. Ai shtoi se historia ka treguar rëndësinë që SHBA të mos qëndrojnë mënjanë gjatë konfliktit në Evropë.

1 Komente

  1. S
    Stepan Bandera

    C'do mendoje Putaini? As cka ne mendje gruja e tij s'di jo me per boten mbare... Смерть росіянам! Слава Україні! Смерть русским! Слава Украине!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje