NATO diskuton rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Rutte: Po koordinohemi me aleatët

18 Mars 2026, 16:10Bota TEMA
NATO diskuton rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Rutte: Po

Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi se vendet anëtare të aleancës janë duke zhvilluar diskutime të përbashkëta për mënyrat e rihapjes së Ngushtica e Hormuzit.

Në një prononcim të bërë sot, Rutte theksoi se çështja po trajtohet në mënyrë të koordinuar mes aleatëve, duke vënë në dukje rëndësinë strategjike që ka kjo rrugë detare për tregtinë globale dhe furnizimin me energji.

Deklarata vjen në një moment tensionesh në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po kërkon zgjidhje për të garantuar lirinë e lundrimit dhe stabilitetin në një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë.

1 Komente

  1. N
    Nato ekziston vetem ne leter tashme

    Z.Rutteceshte pak si shume qesharak. Cfare thote Trump e cfare flet Rutte, hane shan hane Bagdad!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje