“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, habit postimi i ish mbështetësit të Kremlinit

18 Mars 2026, 15:50Bota TEMA
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”,

Një nga figurat e njohura pro-Kremlinit, avokati rus Ilya Remeslo, ka shkaktuar tronditje në opinionin publik pasi u kthye papritur kundër presidentit Vladimir Putin, duke kërkuar dorëheqjen dhe gjykimin e tij si kriminel lufte.

Në një postim në Telegram drejtuar rreth 90 mijë ndjekësve, Remeslo publikoi një manifest me titull “Pesë arsye pse ndalova së mbështeturi Vladimir Putin”. Ai e cilësoi presidentin rus “të paligjshëm” dhe e akuzoi për një luftë të dështuar në Ukrainë, që sipas tij ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe dëme serioze ekonomike për Rusinë.

Në deklarata për mediat, 42-vjeçari theksoi se ushtria ruse nuk po avancon në Ukrainë dhe se konflikti po zhvillohet për territore të vogla pa përfitim real për vendin. Ai kritikoi gjithashtu sistemin e qeverisjes së Putinit, duke e cilësuar atë si të korruptuar dhe autoritar, ndërsa shtoi se vendi “po shpërbëhet”.

Ky reagim konsiderohet i pazakontë, pasi Remeslo ka qenë për vite me radhë një mbështetës i fortë i Kremlinit, i angazhuar në sulme ndaj opozitës dhe kritikëve të regjimit, përfshirë edhe liderin e ndjerë opozitar Alexei Navalny. Për këtë arsye, deklaratat e tij kanë ngritur pikëpyetje mbi arsyet e këtij ndryshimi të menjëhershëm.

Ekspertët dhe analistët e kanë cilësuar këtë si një zhvillim të paprecedent, ndërsa janë hedhur dyshime nëse bëhet fjalë për një qëndrim të sinqertë apo për një manovër të mundshme politike. Vetë Remeslo mohoi çdo skenar të tillë, duke deklaruar se vendimi për të folur ka ardhur gradualisht dhe se nuk mund të qëndronte më në heshtje.

Ndërkohë, reagimi i tij vjen në një moment të ndjeshëm për Rusinë, ku janë shtuar kritikat edhe nga mbështetës të luftës, ndërsa sondazhet tregojnë lodhje në rritje nga konflikti. Megjithatë, ekspertët besojnë se sistemi i pushtetit të Putinit mbetet i qëndrueshëm.

Remeslo deklaroi se është i vetëdijshëm për pasojat ligjore që mund të përballet, por theksoi se ndjen përgjegjësi personale për mbështetjen e mëparshme ndaj regjimit dhe nevojën për të thyer heshtjen. 

5 Komente

  1. S
    Sh

    Ky zoteria duhet te rrij larg dritareve sepse ne rusi keta tipa bien nga dritaret

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      bravo këtij djaloshit që e paska kuptuar më në fund se puta qënka i korruptuar!nuk e di a ka përdorur rregullën e treshit në aritmetikë apo thjeshtë i ka dalë në ëndërr!!sidoqoftë e paska kapur!!këshilla time për të të mos shkojë në ndërtesa më të larta se përdhese!ka mundësi të bierë nga dritarja!!ky mund të jetë dhe një pjesë e ndonjë manovre alla sërbe kundër milloshit!fajet i ka puta dhe ne vazhdojmë kështu mutër si jemi!!këtë bënë sërbët!nxorën xhinxhiçin si tabelë qitjeje për ta marrë prapë sundimin pasi e eleminuan atë!!ky remeslo mund të jetë xhinxhiçi i rusisë!si i thonë kali për të kaluar lumin dhe për ti futur carin pasi të jemi në bregun tjetër!!a do ta hajë perëndimi si e hëngri me pasardhësit e milloshit??nuk e di,por akoma nuk e ka nxjerrë akoma atë që i futën dobiçët e milloshit!sipas disa lajmeve,andej këtej,po flitet për një "puç" nga ana e ushtrisë!jo direkt të drejtimit të sotëm por atij të shkuarit!arrestimi i gjithë krahut të shoigu,për korrupsion, ku korrupsioni është shtylla kurrizore e qeverisjes së putës,tregon se,o është zbuluar puçi,o është në rrugë e sipër!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Putina putana

        Kaq duhet per nje hedhje nga dritaret …dhe venia e etiketes …per arsye psikologjike

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhezo Smokthina

          Kësaj i thonë "hajde moj bela dhe krruam atje ku më ha". Te paktën zoti t'i ketë lënë gjykim sa të kuptoj se nuk duhet të ngjitet në kate të lartë, por kurdoherë të qëndrojë në katin përdhesë.

          Përgjigjjuni
          1. !
            !!??

            Dolen debilat shqipofoles, me ne krye mbetja spitalore te pariciklushme cenosuma, ti qajne hallin kundershtarevet te legjendarit Putin! A thua, se ne albanistan nuk vriten njerzit ne bulevard si qen rrugesh dhe pergjegjesin e kane viktimat pse mbanin duart ne xhepa! Apo s'mbajm vend te pare ne Europe per hajdutellek...!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje