Nga Yanis Varoufakis, Project Syndicate
Ideja e një Unioni Evropian të Mbrojtjes po fiton terren në të gjithë Evropën. Por për sa kohë NATO vazhdon të dominojë sigurinë e kontinentit, perspectiva e ngritjes së një unioni mbrojetje efikas të vetin do të mbetet e paarritshme. Për t’u bërë sovrane në çështjet e mbrojtjes, dhe më gjerë, Evropa duhet t’i japë fund NATO-s, një perspektivë sa e pamundur aq edhe e domosdoshme.
Mark Rutte, ish-kryeministri holandez që tani është Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, la të kuptohej së fundmi të vërtetë që shkaktoi habi në të gjithë Evropën. Ai e përshkroi aleancën jo thjesht si mburojë mbrojtëse të Evropës, por si “një platformë për Shtetet e Bashkuara që të projektojnë pushtetin e tyre në skenën botërore”, duke shtuar se “përdorimi i aseteve kyçe këtu në Evropë” është “vendimtar edhe për suksesin e kësaj fushate amerikano-izraelite” në Iran.
Rutte ka të drejtë. NATO është një bazë e avancuar për luftëra që Evropa nuk i ka zgjedhur vetë, kundër armiqve që nuk janë mirëfilli armiq të saj dhe në shërbim të ambicieve globale të një fuqie që po bie gjithnjë e më shumë në kundërshtim me interesat dhe vlerat e evropiane. Udhëheqësit evropianë e kanë ditur gjithmonë se aleanca e Atlantikut të Veriut ishte një martesë mes të pabarabartësh, por e pranuan këtë në këmbim të premtimit për siguri.
Tani që angazhimi i SHBA-së ndaj sigurisë evropiane është vënë në dyshim, Rutte duket si një figurë e vetmuar teksa vazhdon të kremtojë një marrëveshje që e mban Evropën të lidhur pas perandorisë amerikane. Edhe mes atlantistëve evropianë, besimi se NATO do të rikthehet automatikisht në gjendjen e saj të zakonshme sapo Donald Trump të largohet nga detyra po zbehet, ndonëse me tepër ngadalë.
Nënshtrimi i përhershëm ndaj tekave të SHBA-së nuk përbën strategji evropiane mbrojtjeje. Në të njëjtën kohë, edhe evropianët më konservatorë e pranojnë se NATO pa SHBA-në do të ishte si një biçikletë pa çiklist. Kjo është arsyeja pse thirrjet për një Union Evropian të Mbrojtjes, me shumë gjasë një koalicion të të gatshmëve i themeluar përmes procedurës së bashkëpunimit të zgjeruar të Bashkimit Evropian dhe i shtrirë edhe te Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar, po shtohen.
Por pikërisht këtu qëndron problemi. Për sa kohë NATO vazhdon të ekzistojë, një alternativë evropiane e zbatueshme është e pamundur.
Një Union Evropian i Mbrojtjes që funksionon ashtu si duhet, kërkon përgjigje të qarta për katër pyetje të vështira: Kush do t’i porositë për armët e Evropës? Kush do ta emetojë borxhin e përbashkët të nevojshëm për t’i paguar këto armë? Si do shpërndahen shpenzimet që rrjedhin prej tyre mes kampionëve kombëtarë të shteteve anëtare në industrinë e mbrojtjes? Dhe, e fundit por aspak më pak e rëndësishme, kush do t’i urdhërojë ushtarët evropianë që të vrasin dhe të vriten?
Përgjigjet e arsyeshme ndaj këtyre pyetjeve nuk mund të jenë ndërqeveritare, dhe as NATO nuk mund t’i japë ato. Parakushti që Evropa të ndërtojë unionin e saj të mbrojtjes është bashkimi politik që arkitektët e bashkimit të saj monetar e shmangën.
Disa pretendojnë se kërcënimet ekzistenciale me të cilat përballet sot Evropa, sidomos pas pushtimit rus të Ukrainës, mund të krijojnë vrullin e nevojshëm drejt bashkimit politik që kriza e euros dhe më pas pandemia nuk arritën ta prodhonin. Me të drejtë ose jo, një gjë është e qartë: një union funksional mbrojtjeje kërkon bashkim politik, dhe ekzistenca e vazhdueshme e NATO-s është armiqësore ndaj tij.
Për brezin e Luftës së Ftohtë, kishte kuptim që mbrojtja e Evropës t’i nënshtrohej prioriteteve amerikane. Elitat amerikane dhe ato të Evropës Perëndimore ishin të bashkuara nga një frikë e vërtetë, ekzistenciale, ndaj Bashkimit Sovjetik dhe nga një mekanizëm financiar që, në vitet 1950 dhe 1960, e ktheu Evropën në ricikluesen e tepricave amerikane. Edhe pasi tepricat e SHBA-së ia lanë vendin deficiteve masive, Evropa i eksportoi dollarët e saj të tepërt përsëri drejt SHBA-së: amerikanët blinin makina gjermane dhe çanta luksoze franceze, ndërsa evropianët përdornin ato dollarë për të blerë borxhin amerikan, aksione dhe pasuri të paluajtshme.
Ndërkohë, Muri i Berlinit ra. Bashkimi Sovjetik u kthye në një objekt muzeal, dhe Rusia e Boris Jelcinit nuk donte asgjë më shumë sesa t’i bashkohej Perëndimit, përfshirë edhe NATO-s. SHBA-ja nuk kishte më frikë nga Rusia. Ajo që SHBA-ja kishte frikë ishte një marrëdhënie shumë e ngushtë mes Gjermanisë dhe Rusisë, që mund të sfidonte hegjemoninë e saj mbi Evropën.
Industria gjermane funksiononte me gaz rus. Por eksportet gjermane funksiononin mbi deficitet amerikane, duke i dhënë SHBA-së levën e nevojshme për të siguruar bindjen e Gjermanisë ndaj politikës së saj me dy drejtime, që synonte të pengonte integrimin e Rusisë në Evropë. Ajo e varfëroi qëllimisht shoqërinë ruse dhe e zgjeroi NATO-n drejt lindjes, duke krijuar kështu kushtet e përsosura për ngritjen e një lideri të fortë si Vladimir Putin.
Ndërsa NATO marshonte drejt lindjes, elitat e reja sunduese në Baltik, por edhe në Poloni dhe tani në Finlandë, zbuluan se mund të godisnin shumë më lart se pesha e tyre brenda BE-së duke u bërë agjentët më të zjarrtë të Amerikës për hiper-zgjerim. Papritur, Evropës iu shtua, krahas vijës së saj ndarëse Veri-Jug, që ndan Gjermaninë dhe Holandën me teprica nga Greqia, Italia dhe Spanja me deficite, edhe një ndarje e re mes hiper-zgjeruesve lindorë dhe të moderuarve perëndimorë, ku secili e tërheq BE-në në drejtime të ndryshme.
Edhe sikur SHBA-ja të mos kishte asnjë interes për ta ndarë Evropën me qëllim që ta sundonte, NATO i përforcoi forcat centrifugale që e bënë të pamundur farkëtimin e bashkimit politik të Evropës dhe, rrjedhimisht, të çdo unioni efektiv mbrojtjeje. Prandaj Evropa duhet të dalë nga NATO, jo sepse Rusia është miqësore, pasi nuk është, dhe jo sepse Amerika është e ligë, pasi është thjesht perandorake. Përkundrazi, Evropa duhet ta lërë NATO-n sepse një aleancë që shërben si platformë për SHBA-në për të projektuar pushtet në skenën botërore do të përfitojë gjithmonë mjaftueshëm aktorë evropianë brenda saj për të penguar konsolidimin dhe sovranitetin e Evropës.
Dikur kam dëgjuar shkrimtaren irlandeze Edna O’Brien të thoshte se “fundi i një zemre është diçka e ngadaltë dhe tinëzare, që shfaqet si diçka e pashmangshme”. E njëjta gjë vlen edhe për fundin e një kontinenti. Sa herë që një udhëheqës evropian fluturon drejt Uashingtonit dhe përkulet para tryezës së presidentit amerikan, problemi përkeqësohet, gradualisht, tinëzisht dhe duke u shfaqur sii diçka e pashmangshme.
Kot merret Varufakis me Europën. Europa është Kulla e Babelit, ku njëri i bie gozhdës dhe tjetri çekanit.
Ndersa vete Varoufakis eshte nje gomar qe pellet ne mes te Kulles...
Autori veç të tjerave, analizon dhe pyet:"... kush do japin urdhër që ushtarët të vrasin e të vriten..." Përgjigjia është e thjesht: veç çifutit Zelo, qe jep urdhër, kemi dhe ne nga albanistani dy-tre homoseksual, qe i qan syri dhe i ha bytha për luftë, kujtojnë se do shkojnë në paradën e LGBT. Emrat s'ja përmënd, sa të lexojnë, se: "NATO po vdes" dalin vet vullnetar.
O hajvan i lindur Puta rrafshin Çeçeninë, pushton një pjesë të Gjeorgjisë, pushton Krimenë, pushton Doneck e Luhansk, të gjitha këto pushtime në kohën kur Zelo ishte thjesht një humorist. Zelo zgjidhet president për të luftuar korrupsionin dhe për tu paqtuar me Putën. Puta grumbullon trupa në kufijtë e Ukrainës, USA paralajmëron Zelon për agresionin. Zelo nuk e beson deri ditën e fundit, dhe ti na ha mutin duke na thënë se qeka Zelo ai që vret njerëz? Ti dhe budallallëkun e shpreh në mënyrën më idiote të mundshme. Pavarësisht se budallallëku ska kufi.
NATO ka vdekur qene vitin 1990. Ajo eshte si ajo gjyshja qe ka vdekur por nuk e deklarojne se niperit vazhdojne te marin pensionin. NATO u krijuar per te perballuar nje sulm nga kampi komunist. Kur Kampi Komunist vdiq, NATO humbi rolin e saj. Por gjeneralet dhe tere burokratet e tjere te NATOs do te mbeteshin pa pune po te shkrihej NATO. Vendet e e tjera te Evropes Perendimore do te humbisnin fondet qe leshonte Amerika po te shkrihej NATO, ndaj ata nuk e deklaruan te vdekur. Sajuan lloj ngjarjesh per tu dukur e gjalle( perfshi ketu dhe nderhyrjen ne Kosove) Tani trupi i pavarosur i NATO ka filluar te bjere ere dhe njerezit po flasin per vdkjen e saj.
Domethene nderhyrja e Natos ne Kosove ishte "e sajuar"? Nuk kishte asgje aty, asnje problem dhe gjithcka "u sajua" nga Evropa Perendimore, ne menyre qe te merrnin fonde nga Amerika dhe Nato te vazhdonte te funksiononte? Kete deshe te thoshe dmth? Ore a jeni ne terezi nga trute e kokes ju, apo budallaksia ka shperthyer keqazi.
po të ishte në terezi katnari,i mutit,minimumi që do bënte do ishte të mos hante mut!!më pas të fuste kokën në bythën e vetë për të mos ju dëgjua zëri!!lër gomarin se aq ka mësuar nga shoqëria!të vetmin "shok" që ka është gomarica që e ngarkon me dru çdo ditë!!
Prap shkrim nga ky ifiot i lindur? Kontrapedal sadomazo vetëvrasës.
Doli një! Siç flet ashtu i shkuan! Ja falni, se është Gani gagaçi me dy-tre pseudonime, fotokopje të cenosumës homodebil!
Mua dhe Cenon na lidh majka tënde. Bëjmë sanduiç për ti plotësuar epshin. Një nuk i del, prandaj na bën dhe oferta të leverdishme "paguajmë për nj, i fusim dy". Si të duket kjo replikë? Si timja, apo e Cenos? Hë, provoje njëherë. Ndoshta do ndjesh të njëjtën kënaqësi Si majka tënde. Ti virtuale, ajo seksuale.
O Zhvejk o gomar, as te shkruash emrin tend nuk di!
mero do komente prandaj publikon këtë idiot!!vafankulis është një gomar që pall në një bibliotekë!ky është një kontrapedal i pakorigjueshëm!!të kesh pikpamjet e tua,ideollogjinë tënde,është mëse normale,pro të punosh kundër vetvetes!?do të thotë se je një idiot i lindur dh ei pakorigjueshëm!!ndryshe nga idiotësia e fondamentalistëve fetarë,një ideolog fondamentalist,teorikisht,ka mundësinë për të ndryshuar qëndrim!por jo dhe tipa të tillë nuk ndryshojnë shumë nga fondamentalistët fetarë!!janë të prapambetur mendorë!janë njerëz që nuk kanë aftësinë për të ndryshuar qëndrimin e tyre në bazë të përvojës në jetë!!që do të thotë,në mos mungesë totale të zgjuarsisë,të paktën mungesë të kufizuar të saj!!