“NATO mbështet Emiratet” - Rutte telefonatë me presidentin Mohamed bin Zayed: Dënojmë sulmet iraniane

24 Mars 2026, 11:45Bota TEMA
“NATO mbështet Emiratet” - Rutte telefonatë me presidentin

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua përshkallëzimi i situatës në rajon dhe ndikimi i saj në sigurinë ndërkombëtare.

Gjatë bisedës, dy liderët trajtuan pasojat që kjo situatë po sjell për sigurinë rajonale dhe globale, si dhe pasojat në transportin detar ndërkombëtar dhe ekonominë globale

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe vazhdimi i sulmeve iraniane ndaj Emirateve dhe vendeve të tjera të rajonit, përfshirë sulmet ndaj, infrastrukturës civile dhe objekteve jetike.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i dënoi këto sulme, duke theksuar se ato përbëjnë shkelje të sovranitetit të shteteve, të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ai gjithashtu vlerësoi mënyrën se si Emiratet e kanë menaxhuar situatën dhe masat e marra për mbrojtjen e territorit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe banorëve.

3 Komente

  1. I
    Igor

    I biri i Putanes Hollandeze te sulmohesh nga nji vend dhe mos te kesh te drejten te mbrohesh ,por kur palestinezet benen nji sulm ne Izrael ne vitin 23 e gjith bota reagoj dhe i dha te drejten qe te mbrohet,kurse Irani sulmohet nga Arabia Saudite ,Katari ,Kuvajti ,shtetet e bashkuara Arabe ,nga Qypro dhe Irani nuk paska te drejte te sulmoj ato vende nga i vjen sulmi me fjale tjera kapitullo por mos sulmo ,Irani e ka te drejten te vrasi xhdo kend nga i vjen sulmi pa lidhje se kush gjuan .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexuesi

      Ha…ha…. Emiratet po mbarojne riparimet NATO denon sulmet e Iranit, tragji- commedi..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje