NATO në dilemë, a duhet të provokojë reagimin e Kremlinit?

3 Nëntor 2025, 11:51Bota TEMA
NATO në dilemë, a duhet të provokojë reagimin e Kremlinit?

Cilat mund të jenë pasojat e mundshme të dorëzimit të raketave amerikane me rreze të gjatë Tomahawk për Ukrainën? Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta këto ditë në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel. Përgjigjja që jepet më shpesh është e njëjtë: një reagim i tepruar nga Moska, madje edhe me përdorim të armëve taktike bërthamore.

Ndërkohë që Gjermania po dërgon raketat Patriot në Ukrainë, mbetet e paqartë se si mund të ndalet agresioni i Kremlinit.

Për Volodymyr Zelensky-n, furnizimi nga Berlini është “oksigjen i pastër”.

“Ne kemi forcuar komponentin Patriot të mbrojtjes sonë ajrore”, tha presidenti ukrainas, duke falënderuar personalisht kancelarin gjerman Friedrich Merz për këtë hap të përbashkët për të mbrojtur njerëzit nga terrori rus. Ai theksoi se ky proces është përgatitur prej disa kohësh dhe tani marrëveshjet e arritura po zbatohen.

Pas kësaj, Zelensky pret hapa të mëtejshëm për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe për të mundësuar ushtrinë e tij të godasë linjat e armikut, pa u kufizuar vetëm në mbrojtje.

Një nga këto hapa është edhe përdorimi i raketave Tomahawk, të autorizuara tashmë nga Pentagoni, por që ende nuk kanë marrë miratimin e presidentit amerikan Donald Trump. Kjo armë mundëson të goditen bazat nga ku ngrihen avionët, dronët dhe raketat e forcave ruse.

Analistët e NATO-s, megjithatë, janë të shqetësuar për pasojat e mundshme.

Edhe pse propaganda ruse tregon për avancime të mëdha, sipas NATO-s, lëvizja e trupave ruse mbetet e ngadaltë dhe e kushtueshme në jetë njerëzish. Aktualisht, nuk ka një dominim të qartë nga asnjëra palë. Frika kryesore është se përdorimi i Tomahawk mund të prishë këtë ekuilibër dramatik…

Kujdesi ka një emër, atomik!

Shumë analistë shqetësohen se Kremlini mund të reagojë me raketa taktike bërthamore. Në këtë rast, efektet do të ishin katastrofike në terren dhe Aleanca Perëndimore do të detyrohej të përgjigjej, edhe nëse goditja do të binte mbi zona të pabanuara. Kjo do të krijonte jo vetëm një problem ushtarak, por edhe një krizë të madhe politiko-diplomatike.

Një tjetër shqetësim lidhet me tensionet aktuale bërthamore.

Pas dështimit të fundit të bisedimeve midis Trump dhe Putin për një samit të ri, ministri i Jashtëm rus Lavrov deklaroi se Moska nuk planifikon të zgjerojë konfliktin:

"Ne nuk do të sulmojmë kurrë një vend të NATO-s!"

Megjithatë, Putin ka testuar dronin nënujor Poseidon me sistem bërthamor, Kina ka rritur ndjeshëm arsenalin e saj atomik, ndërsa Trump ka paralajmëruar se SHBA-të mund të rifillojnë testet bërthamore.

Në këtë situatë, çdo veprim që mund të provokojë reagime nga Kremlini është jashtëzakonisht i rrezikshëm, sidomos kur rritet mundësia e gabimeve njerëzore në komandë.

Pra, pyetja mbetet pa përgjigjer: A duhet t’i dorëzohen tani raketat Tomahawk Ukrainës?

5 Komente

  1. t
    tetovari2

    Amerika dhe BE e çarmatosën Ukrainën nga armët strategjike kundrejt garancive tani I takon Amerikës dhe BE ta armatosin si garantues të paktën me raketa me rreze të mesme e të gjatē dhe pse jo edhe raketa balistike!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      u bënë 3 vjet e gjysëm që po përsëritet i njëjti muhabet!!"Analistët e NATO-s, megjithatë, janë të shqetësuar për pasojat e mundshme.",dhe gijthnjë prapë,përsëritet i njëjti muhabet!!po të kishte bole putana!?nuk do kishte pritur që ti jepnin shkak shtetet e NATOs!ai kur i ka pasur mundësitë!'nuk i ka plasur bibilushi i fishkur të bënte atë që ka dashur të bëjë!nga çeçenija gjeorgjia,krimeja, agresioni total ndaj ukrainës,tek provokimet me dronë e avionë!ai aq e ka takatin dhe aq bën,po të kishte më shumë e kishte bërë me kohë!!edh epasi ti jepen tomahokët ukrainës dhe ajo të godasë rusinë,prapë do dilet me thënjen"Analistët e NATO-s, megjithatë, janë të shqetësuar për pasojat e mundshme."!nuk bëhet lufta duke menduar në këtë mënyrë!!dorzimi bëhet në këtë mënyrë,jo lufta!!kjo lloj mënyre të të menduarit është alla çambërlen!e kjo luftë duhet të bëhet alla çurçill!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diplomati

        Çfarë komentesh prej njerzish injorante.tregojne varjante perrallash.nuk kuptojnë se çdo gje ne kete luften eshte e humbur çfardo perpjeekje te perndimoreve.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          o të qiftë derri nënën e dipllos!!hy debil i lindur!!

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zhvejku

          Këtyre të natos em i ha, e em i djeg, po hë mo ju dhjefsha zanatin, shkrepeni të shkoni në piçkën e mamavet nga keni dalë! Mos dëgjoni arsyen, po dëgjoni psikopatët rusofob, se vetëm ashtu fitoni kapitullimin e Ukrainës!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje