Teherani mund të mbetet pa ujë të pijshëm brenda dy javësh

3 Nëntor 2025, 11:41Bota TEMA
Teherani mund të mbetet pa ujë të pijshëm brenda dy

Burimi kryesor i ujit të pijshëm për banorët e Teheranit mund të shterojë brenda dy javësh, për shkak të thatësirës historike që po godet Iranin.

Siç shkruan Al Jazeera, diga Amir Kabir, një nga pesë digat që furnizojnë kryeqytetin me ujë, “ka vetëm 14 mln m³ ujë, që përbën 8% të kapacitetit të saj”. Drejtori i kompanisë së ujësjellësit të Teheranit, Behzad Parsa ka paralajmëruar se në këtë nivel, diga mund të furnizojë Teheranin vetëm për dy javë të tjera.

Iran po përjeton thatësirën më të keqe në dekada. Rënia e pakët e reshjeve në provincën e Teheranit është e paprecedentë prej thuajse një shekulli. Teherani, një metropol me mbi 10 milionë banorë, ndodhet pranë Maleve Alborz, të cilat ngrihen deri në 5 600 metra dhe furnizojnë me ujë disa rezervuarë.

Vitin e kaluar, diga Amir Kabir mbante 86 milionë m³ ujë, por mungesa e reshjeve e ka ulur këtë sasi në mënyrë drastike.

Sipas mediave iraniane, popullsia e Teheranit konsumon rreth 3 milionë m³ ujë në ditë. Si masë kursimi, furnizimi me ujë është ndërprerë në disa lagje në ditët e fundit, ndërsa edhe verën e kaluar ndërprerjet ishin të shpeshta.

Në muajt korrik dhe gusht 2025, ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë pothuajse të përditshme, ndërsa temperaturat në qytet kapën vlerat mbi 40°C, madje në disa zona tejkaluan 50°C.

“Kriza e ujit është më serioze sesa po diskutohet sot”, paralajmëroi presidenti iranian Masoud Pezeshkian.

Mungesa e ujit është problem serioz në gjithë Iranin, veçanërisht në provincat e thata në jug, ku ka menaxhim të dobët të sistemit, shfrytëzim të tepruar të ujërave nëntokësorë dhe efekte të shtuara të ndryshimeve klimatike.

Edhe Iraku, fqinj i Iranit, po përjeton vitin më të thatë që nga 1993-i, pasi nivelet e lumenjve Tigris dhe Eufrat kanë rënë deri në 27% për shkak të reshjeve të pakta, duke shkaktuar një krizë humanitare të rëndë në jug të vendit.

4 Komente

  1. f
    feliks

    ne gop te semes te shkojne bythezinjte arabe qe do pervelohen si zhabigu ne mles te diellit, ZOTI po i ndeshkon keta bastde si vrases te miliona te krishtere ne te kaluaren

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free Iran from islam

      Iranianet nuk jane arabe, jane Perse, nje nga popujt me te vjeter dhe me kulture te lashte ne historine e Botes. Perset jane popull indo-evropian (te njejte me popujt evropianet) dhe te ndryshem nga arabet. Thjesht Perset kane rene nen pushtimin e Islamit ...

      Përgjigjjuni
      1. F
        Free Iran from islam

        Irani ka dhjetra vite (qe nga ardhja e islamisteve ne pushtet ne 1979), qe zyrtarisht dhe hapur fare i ka deklaruar lufte Izraelit. Zyrtarisht Irani ka kerkuar dhe kerkon ZHDUKJEN e shtetit te Izraelit nga kjo bote! Ka dhjetra vite qe e kerkon dhe perpiqet ta beje kete. Te gjitha organizatat terroriste islamike rreth Izraelit dhe jo vetem, jane formuar, kane patur dhe kane mbeshtetjen e Iranit. Kete e thote dhe vete Irani, nuk ka ndonje dyshim per kete. Keshtuqe te jeni te qarte : Izraeli nuk " do nise nje lufte tjeter kunder Iranit", se luften ka vite qe e ka nisur Irani vete, pra lufta eshte ekzistente. Ajo qe ka premtuar Izraeli eshte se mashat nazi-islamiste ne rajon, qe mbeshteten nga Irani, tashme do shkaterrohen plotesisht. S'ka me asnje shanc mbijetese per ta. Edhe vete Iranit drejperdrejt, do te ti thyehen brinjet deri atje, sa s'do marre me fryme dhe ne Iran ne pushtet do vijne forca te tjera politike! Dhe ashtu ka ndodhur tashme, Hamasi dhe Hezboullahu kane shkuar per lesh, ndersa ne qershor brenda 12 ditesh Izraeli e shkaterroi te gjithe sistemin berthamor te Iranit dhe te gjithe sistemin mbrojtes kunder-ajror te Iranit. Sot Irani nga ajri eshte “pa breke ne bythe”, mund t’ja fuse Izraeli kur dhe ku te doje!!! Te jeni te sigurte, pushteti islamist ne Teheran i ka ditet e numeruara! Se shpejti Irani do CLIROHET dhe do futet ne rradhet e vendeve te civilizuara te botes, aty ku e meriton populli i lashte Pers!

        Përgjigjjuni
      2. U
        Universi shpresa ime

        Zoti vonon por nuk harron.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje