
Procesi i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës është ndërprerë. Kjo sipas raportimeve të mediave ukrainase.
Mykhailo Podolyak, këshilltar presidencial, u tha gazetarëve se Rusia nuk e kuptonte “rolin e saj jashtëzakonisht negativ” në botë dhe po refuzonte të ndalonte përdorimin e propagandës brenda vendit.
Ai theksoi se besonte se politikanët rusë po angazhoheshin vetëm në negociata, në mënyrë që ta përdornin këtë si propagandë për qytetarët rusë.
Këshilltari presidencial shtoi se Rusia po merr një qasje “të gjitha ose asgjë”.
Raundi i fundit i bisedimeve ballë për ballë u zhvillua në Turqi në fund të marsit, megjithëse negociatat kanë vazhduar përmes telefonit.
Lini një Përgjigje