
Vladimir Putin ka nxitur sërish spekulimet se vuan nga një sëmundje, pasi u shfaq në një takim me Presidentin e Taxhikistanit në Moskë.
Lideri rus, shihet i ulur në karrige, teksa dorën e djathtë e mban të shtrënguar në krahun e karriges, ndërsa këmbën e majtë e ngre në një kënd të prirët. Këto sipas ekspertëve janë të dhëna se ai vuan nga kanceri dhe këto veprime vijnë si pasojë e kimioterapisë që po kryen.
Gjithashtu edhe fytyra e Putinit ishte e fryrë, ndërsa thuhet se mund të jetë si rezultat i ilaçeve që po përdor. Mjekët pretendojnë se Putini do i nënshtrohet një operacioni së shpejti dhe se ndodhet në një gjendje të rënduar. Thuhet më tej, se një oligark i afërt me Putin ka konfirmuar këto zëra e ka thënë se ai ka shkatërruar ekonominë ruse.
“Është i çmendur, problemin e ka në kokë. Ai ka shkatërruar ekonominë ruse, atë ukrainase dhe shumë ekonomi të tjera”, mësohet të ketë thënë oligarku.
Ndërkohë, një gjeneral major 36-vjeçar Kyrylo Budanov, ka thënë se në muajt e verës, lufta do të futet në një fazë të nxehtë dhe Putini mund të përballet me një grusht shteti.
Gazeta Tema sa mjerane qe jeni bere. Paska kapur dorezen dhe ngre kemben mbi take e qenka semure. ahahahahahahahahahah..Pale keni mesuar te editoni dhe foto e i beni me rreth te kuq. Niveli juaj deri te instagrami eshte. Me shume nuk dini.Nuk po ju them me emrin gazetare se kjo eshte fjale e madhe..Mjere ne qe lexojme dokrra te tilla..Dyshohet se..Ka mundesi qe i eshte fryre fytyra nga ilacet..Kurse ai tjetri Zelezni eshte hero.. AI tjetri fituesi i Eurovisionit ben foto para nisjes per ne front dhe e poston per ne rrjete sociale a thua se po shkon ne dasem..apo hi une..ishte pa mendje...ahahahahhahahaha
Po lerini prrallat se Putin është si kokrra e mollës. Urojini jetë të gjatë se muzhiku që mund ta zëvendësojë është më i çmendur se Putini dhe gati ta shtyp butonin bërthamor....