Në prag të samitit Trump-Putin, Rusia gati të testojë raketë të re bërthamore

14 Gusht 2025, 08:00Bota TEMA
Në prag të samitit Trump-Putin, Rusia gati të testojë

Ekspertët thonë se Moska po përgatitet të testojë raketën e saj të re me energji bërthamore 9M730 Burevestnik, të pajisur me një kokë bërthamore, pikërisht në kohën kur Presidenti Vladimir Putin do të diskutojë çështjen ukrainase me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten, raportoi Reuters në faqen e saj të internetit, duke cituar dy studiues amerikanë dhe një ekspert perëndimor të sigurisë.

Jeffrey Lewis i Institutit Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare dhe Decker Eveleth i organizatës kërkimore CNA arritën veçmas në vlerësimet e tyre duke studiuar imazhet satelitore të vendit të testimit për këto raketa.

Lewis dhe Eveleth ranë dakord se imazhet tregojnë aktivitet intensiv në vendin e testimit Pankovo në arkipelagun Novaya Zemlya në Detin Barents, duke përfshirë një rritje të personelit, pajisjeve, anijeve dhe avionëve të lidhur me testet e mëparshme të 9M730 Burevestnik.

“Ne mund të shohim të gjithë aktivitetin në vendin e testimit, i cili përbëhet si nga sasi masive furnizimesh që mbërrijnë për të mbështetur operacionet ashtu edhe nga lëvizja në vendin ku lëshohet raketa”, tha Lewis.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    një nga faktet përse "vijat e kuqe" të putës nuk kishin asnjë vlerë deri më sot,ato të medit ishin VK pianecit!pra putës nuk i hyjnë në punë raketat me të cilat ka ngrënë mut deri tashti!!po të funksiononin!?nuk kishte nevojë të na shiste pordhë me "të reja"!!as amerika e as europa nuk po përpiqen!ju mjaftojnë,e teprojnë të vjetrat!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje