Nëntë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet në dy shkolla në Turqi, Erdogan: Do të ashpërsojmë ligjin për armët

20 Prill 2026, 22:30Bota TEMA
Nëntë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet

Erdogan theksoi se do të rriten dënimet për pronarët e armëve që ua vënë ato në dispozicion fëmijëve, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë masa më të rrepta për kontrollin e armëmbajtjes.

Ngjarjet e fundit kanë tronditur vendin. Të martën e kaluar, në Sanliurfa, një ish-nxënës 19-vjeçar hapi zjarr në një shkollë të mesme, duke plagosur 16 persona, përpara se të vetëvritej.

Një ditë më pas, në Kahramanmaraş, një 14-vjeçar vrau tetë nxënës dhe një mësues në një shkollë, duke përdorur një armë që i përkiste babait të tij. Autori u gjet më pas i vdekur në vendngjarje.

Presidenti turk shtoi gjithashtu se qeveria po shqyrton kufizime shtesë për aksesin e të miturve në platformat e mediave sociale.

1 Komente

  1. A
    ARSIMI: FLAMURI KUQE

    Arsimi nuk është një lojë futbolli! Nëse ke parë farat e radikalizmit në klasa, ke korrur terrorizëm! A po mbjell një pemë molle dhe po korr dardhë?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje