Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit, 18 të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

31 Gusht 2025, 13:34Bota TEMA
Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër

Të paktën 18 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në Gaza që nga agimi i sotëm, përfshirë 13 persona që po prisnin për ndihmë ushqimore, raporton Al Jazeera.

Ushtria izraelite po intensifikon operacionet e saj me qëllim pushtimin e qytetit verior të Gazës dhe dëbimin e rreth një milion banorëve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në mbledhjen e kabinetit: “Kabineti mori një vendim për t’u përballur me Hamasin dhe për të liruar pengjet tanë. Forcat tona kanë nisur tashmë zbatimin e këtij plani.”

Ai shtoi se ushtria ka goditur zëdhënësin e Hamasit, Abu Obeida, por fatin e tij ende nuk e dinë.

“Shpresoj që ai të mos jetë më me ne, por ende nuk ka askush në anën e Hamasit për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Orët dhe ditët në vijim do të tregojnë më shumë.”

Situata mbetet shumë e tensionuar ndërsa banorët po largohen masivisht nga zonat e konfliktit dhe komuniteti ndërkombëtar kërkon një zgjidhje urgjente humanitare.

 

2 Komente

  1. C
    Cudi.....

    A ka tru n'kry ky trimi hebre me emrin Netanjahu? Cfare do ban ky kur ta ban dalje Trump dhe poplli vet?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrofte Izraeli, Vdekje Hamasit

      Tru s'ke ti mor psikopat! Lufte per fitore deri ne fund, qyteterimi do fitoje mbi erresiren!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje