Netanyahu: Po të ndiqja politikën e urisë, asnjë në Gaza nuk do të mbijetonte

10 Gusht 2025, 19:01Bota TEMA
Netanyahu: Po të ndiqja politikën e urisë, asnjë në

Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netnayahu, nëse ai do të ndiqte një politikë urie në Gaza, atëherë askush prej popullatës aty nuk do të ishte gjallë.

Kështu tha ai në një fjalim të zjarrtë përpara popullit, teksa ka mbrojtur idenë e tij për marrjen e plotë të Rripit.

Netanyahu thotë se Izraeli do t’i mundësojë popullsisë civile të largohet në mënyrë të sigurt nga zonat e luftimeve, për në zonat e sigurta të caktuara.

“Atyre do t’u jepet ushqim, ujë dhe kujdes mjekësor siç kemi bërë më parë”, tha kryeministri izraelit, duke shtuar se qëllimi i Izraelit është të shmangë një krizë humanitare.

Ai shtoi se “qindra kamionë kanë hyrë në Gaza”.

“Nëse Izraeli do të zbatonte një politikë urie”, thotë ai, “askush në Gaza nuk do të kishte mbijetuar pas dy vitesh lufte”.

Ai përmend edhe se Izraeli ka dërguar dhe bërë miliona mesazhe dhe telefonata për t’u thënë civilëve të largohen nga rreziku.

Duke mbrojtur planin për të hyrë në Gaza, ai tha se ndihmat do të shtohen për popullatën izraelite në një plan tre-pjesësh.

Megjithatë, ka kritikuar ashpër mediat ndërkombëtare për transmetimin e pamjeve nga Gaza, duke i quajtur të rreme raportimet se popullata aty po shtyhet drejt urisë.

Netanyahu thotë se shtypi ndërkombëtar i është bindur asaj që ai e përshkruan si propagandë të Hamasit “të pabazuar”.

Ai tregon foto të fëmijëve të kequshqyer që janë botuar në faqet e para të gazetave anembanë botës – faqet e para kanë etiketa të shtuara mbi to që thonë “të rreme”.

Netanyahu thotë se qeveria po ngre padi kundër New York Times për përdorimin e një imazhi të një fëmije që vuan nga uria në faqen e tyre të parë, i cili gjithashtu kishte probleme shëndetësore. Ai thotë se nëna dhe vëllai i fëmijës janë të shëndetshëm dhe pretendon se gazeta fshehu një korrigjim.

Ai e kritikon mbulimin nga shtypi të urisë në Gaza dhe e krahason atë me “gënjeshtrat keqdashëse që u thanë për popullin hebre në Mesjetë”.

Teksa revoltën më të madhe e pati karshi Hamasit, duke thënë se janë pengjet izraelite në fakt, ata të cilët po shtyhen drejt vdekjes përmes urisë.

Ndërsa, rreth lejimit të medias në Gaza, ai ka thënë se tashmë ka një plan për t’u garantuar sigurinë atyre dhe se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit do të çojnë brenda Gazës edhe gazetarët, për të raportuar situatën.

3 Komente

  1. I
    ILIR

    Kete edhe Hitleri do ta kishte patur zili.Ata njerez qe vriten nga arma dhe nga uria nuk duhen trajtuar as myslimane as te krishtere,ata jane njerez.Netanjau duhet trajtuar si kriminel lufte,ai nuk paska kufij.Me siguri ai eshte i semure mendor.

    Përgjigjjuni
    1. q
      qe te kuptosh

      Islamistet arabe nuk jane njerez, jane kafshe me fytyre njeriut!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Psikologu

      Hero

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje