Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka reaguar në rrjete sociale pas sulmit me dron që Libani kreu mbi rezidencën e tij në Cezare këtë të shtunë.
Në një video të postuar në platformën X, kryeministri Netanyahu është filmuar duke shëtitur i qetë në një park teksa është pyetur nga një person tjetër: “Kryeministër, a do të të ndalojë ndonjë gjë?”
"Jo, asgjë nuk do të na ndalojë, do të vazhdojmë deri në fitore. Siç e thashë, jemi në një luftë ekzistenciale dhe do të vazhdojmë deri në fund.
Dhe dua të them diçka tjetër, unë jam krenar për ushtarët tanë, jam krenar për komandantët tanë dhe jam krenar për ju, qytetarët e Izraelit”, ka qenë përgjigja e Benjamin Netanyahu.
Gjithashtu Netanyahu ka reagur dhe mbi eleminimin e liderit të Hamasit Yahya Sinwar si dhe e ka cilësuar një organizator terrorist që ka përdhunuar gratë izraelite dhe ka djegur të gjallë foshnjat.
"Organizator terrorist, banditë e të cilit ua prenë kokën burrave tanë, përdhunuan gratë tona dhe dogjën të gjallë foshnjat". Ne e neutralizuam atë dhe tani do të vazhdojmë betejën tonë me përfaqësuesit e tjerë terroristë të Iranit."
???? Breaking: Israel ???????? Prime Minister @netanyahu comments following the failed Iranian ???????? assassination attempt on him today: “Nothing will deter me!” pic.twitter.com/8j65etQGHW
— Dr. Eli David (@DrEliDavid) October 19, 2024
Lini një Përgjigje