Netanyahu thirrje OKB-së: Tërhiqni forcat paqeruajtëse nga Libani

13 Tetor 2024, 14:25Bota TEMA
Netanyahu thirrje OKB-së: Tërhiqni forcat paqeruajtëse nga Libani

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi sot OKB-së të tërheqë forcat paqeruajtëse UNIFIL nga zonat e luftimit brenda Libanit.

"Ka ardhur koha për të hequr UNIFIL nga bastionet dhe zonat luftarake të Hezbollahut", tha Benjamin Netanyahu në një deklaratë të regjistruar ku i drejtohej Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.


Më tej ai ka theksuar se ushtria izraelite ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme këtë gjë dhe si përgjigje ka marrë refuzimin.

“Refuzimi juaj për të evakuuar ushtarët i bën ata pengje të Hezbollahut. Kjo rrezikon jetën e tyre dhe të ushtarëve tanë. Na vjen keq për plagosjen e ushtarëve të Unifilit, do të bëjmë gjithçka për të parandaluar këto incidente", tha ai.

 

2 Komente

  1. d
    dsa

    E patolerueshme nga OKB dhe fuqite e medha me ne krye Ameriken qe nje vrases urdheron Guterres te terheqe focat paqeruajtese nga Libani. Ketij krimineli i duhet treguar vendi dhe te gjykohet ne Hage si kriminel lufte.

    Përgjigjjuni
    1. 8
      88

      Ky do te ma haje te s'emes, bashke me pseudo-shtetin terrorist te izrahellit ⚡⚡

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje