Nga fushat e diplomacisë, të arsimi e bujqësia/ Kim Jong Un dhe Lukashenko nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

27 Mars 2026, 09:20Bota TEMA
Nga fushat e diplomacisë, të arsimi e bujqësia/ Kim Jong Un dhe

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidenti Bjellorusi Alexander Lukashenko nënshkruan një marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi.

Në marrëveshje përfshihen edhe fushat e diplomacisë, bujqësisë, shëndetit publik dhe arsimit, njoftoi agjencia shtetërore e Koresë së Veriut KCNA.

Kim dhe Lukashenko diskutuan përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me “interes të përbashkët”.

Lukashenko deklaroi gjatë samitit se marrëdhëniet midis Phenianit dhe Minskut ishin ngritur në një “nivel të ri”, ndërsa Kim shprehu solidaritet me politikën e Bjellorusisë në mbrojtjen e të drejtave sovrane në skenën ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje