Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar zgjatjen me 10 ditë të pezullimit të sulmeve ndaj centraleve energjetike iraniane.
Njoftimi u bë përmes një postimi në Truth Social, ku Trump theksoi se vendimi vjen pas një kërkese nga qeveria iraniane.
Ai shtoi gjithashtu se bisedimet mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë ende në zhvillim dhe, sipas tij, po ecin mirë.
“Sipas kërkesës së qeverisë iraniane, kjo deklaratë shërben për të njoftuar se po zgjas periudhën e pezullimit të goditjeve ndaj termocentraleve me 10 ditë, deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 20:00, sipas orës Lindore. Bisedimet janë duke vazhduar dhe, pavarësisht deklaratave të gabuara nga mediat e lajmeve të rreme dhe të tjerë, ato po shkojnë shumë mirë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.
Vaj hallit te vjetra njenfukara me dore te jetoj shkerdhate qe duket qe nga turinjtë Skuth.