Nga Valbona Tela REL
“Kur ka mundësi për të negociuar, kur paqja mund të arrihet, kapeni momentin”. Kështu ka deklaruar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, nëntorin e kaluar. Atëkohë, oficeri i lartë ushtarak ka inkurajuar Qeverinë amerikane që t’i bëjë presion Ukrainës për të kërkuar një fund diplomatik të luftës me Rusinë. Por, zyrtarë të tjerë amerikanë e kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se është shumë herët për të.
Në një intervistë dhënë BBC-në këtë 10 shtator, Milley ka thënë se ofensiva e Ukrainës kundër ushtrisë ruse, e cila ka nisur në fillim të qershorit, është duke shkuar më ngadalë seç pritej, dhe se me ftohjen e motit, ukrainasit do ta kenë edhe më të vështirë për të manovruar.
“Kanë mbetur ndoshta edhe 30 deri në 45 ditë, derisa të prishen kushtet atmosferike... E kam thënë qysh në fillim se kjo luftë do të jetë e gjatë, e ngadaltë, e vështirë dhe me shumë viktima. Është pikërisht kështu”, ka thënë Milley.
Pamundësia e Ukrainës për të demonstruar sukses vendimtar në fushëbetejë ka rritur frikën se konflikti mund të stagnojë dhe se mbështetja ndërkombëtare për Kievin mund të venitet. Një raport i klasifikuar i inteligjencës amerikane, i cili ka rrjedhur muajin e kaluar ka parashikuar se ukrainasit nuk do të arrijnë ta marrin qytetin juglindor të Melitopolit në këtë kundërsulm, që është objektivi i tyre kryesor.
Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-zyrtar amerikan, shpjegon për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se përse është duke ndodhur kjo:
“Mendoj se elementi kryesor që u ka ndihmuar rusëve që të mbrohen më mirë se vitin e kaluar, është se ata kanë pasur kohë për të përgatitur fortifikime të konsiderueshme mbrojtëse, fusha të minuara, llogore, lloje të ndryshme pengesash, kurthe e të tjera. Dhe, e dimë nga historia se kur ushtritë arrijnë të krijojnë pozicione mbrojtëse dhe të ngrenë barriera, është e vështirë për kundërshtarët e tyre që të bëjnë përparime në ofensivë”.
Sipas një analize që ka publikuar Këshilli Atlantik, muajin e kaluar, ritmi i ngadaltë i përparimit të Ukrainës nuk duhet të jetë befasi.
“Ukrainës i mungon aviacioni modern dhe kapaciteti i goditjeve me rreze të gjatë, ndërkohë që Rusia ka pasur shumë muaj kohë për të përgatitur mbrojtje të frikshme në territorin e pushtuar ukrainas. Pyetja është: A po bën Perëndimi mjaftueshëm për t’i mbështetur përpjekjet ushtarake të Ukrainës”, ka shkruar instituti me seli në Uashington.
Perëndimi ka dërguar armatim në Ukrainë në vlerë prej miliarda dollarësh. Por, ai është kujdesur gjithë kohën që të mos provokojë konflikt direkt me Rusinë, duke i ofruar Kievit gradualisht sisteme më të avancuara armësh. Dyshimet se këto ndihma mund të zvogëlohen, janë rritur muajin e kaluar, kur disa republikanë në SHBA, që synojnë postin e presidentit amerikan në vitin 2024, kanë thënë se nëse zgjidhen, nuk do ta mbështesnin rritjen e fondeve për Ukrainën.
Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, Stephen Twitty, thotë se kjo do të kishte, pastaj, efekt zinxhiror.
“Nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga ndihma për Ukrainën, një gjë e tillë do t’i nxiste edhe shtetet e tjera ta bënin të njëjtën, si dhe do ta përçante aleancën e NATO-s. Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke llogaritur pikërisht në këtë skenar”, thotë Twitty.
Atmosfera politike është shtrënguar, thotë Charles Kupchan nga Universiteti Georgetown. Por, a është koha për një Plan B për Ukrainën? Përgjigjet ai:
“Mendoj se është ndoshta shumë herët për të prezantuar planin B, por nuk mendoj se është shumë herët për ta menduar dhe për ta hartuar planin B. E dimë nga historia se kur ushtritë arrijnë një ekuilibër në fushën e betejës dhe shohin se nuk mund të arrijnë më fitore duke luftuar, atëherë i hapet dritarja diplomacisë. Nuk jemi ende këtu. Ukraina është e vendosur ta vazhdojë luftën për territorin e saj, rusët duken të vendosur jo vetëm për t’i mbrojtur pozicionet aktuale, por edhe të bëjnë përpjekje për të marrë më shumë territor. Por, unë besoj se më vonë këtë vit, apo ndoshta vitin e ardhshëm, Ukraina dhe Rusia mund të vendosin për t’i dhënë një shans diplomacisë”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka treguar interesim për bisedime. Ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vendosur disa qëllime: tërheqjen e plotë të ushtrisë ruse nga territori i Ukrainës, pagesën e dëmshpërblimeve nga Rusia dhe gjykimin e të dyshuarve rusë për krime lufte.
Muajin e kaluar, Stian Jenssen, shef i stafit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shkaktuar zemërim në Kiev, kur ka deklaruar se një zgjidhje e konfliktit mund të jetë nëse Ukraina heq dorë nga disa territore, në këmbim të anëtarësimit në NATO”. Ai, megjithatë, ka thënë se “duhet të jetë në duart e Ukrainës që të vendosë se kur dhe në çfarë kushtesh do të negociojë”. Edhe pse më vonë ka kërkuar falje, dëmi është bërë.
Këshilltari i Zelenskyt Mykhailo Podolyak ka shkruar në platformën X – që më herët njihej si Twitter – se “ta tregtosh territorin për një ombrellë të NATO-s, është qesharake. Kjo do të thotë ta zgjedhësh qëllimisht humbjen e demokracisë, ta inkurajosh një kriminel global, ta ruash regjimin rus, ta shkatërrosh ligjin ndërkombëtar dhe t’ua kalosh luftën brezave të tjerë”.
Kupchan nuk beson se Perëndimi mund ta detyrojë Ukrainën të ndjekë diplomacinë. Ky duhet të jetë vendim i vetë ukrainasve, thotë ai. Por, gjenerali Twitty ka mendim ndryshe.
“Nëse Perëndimi tërhiqet nga mbështetja, unë parashoh që ukrainasit të detyrohen pa dëshirë të hyjnë në dhomën e negociatave dhe potencialisht t’ua lëshojnë terrenin rusëve, për shkak të pamundësisë për të vazhduar luftën”, thekson gjenerali Twitty.
Kupchan dhe Twitty thonë se Putinin e inkurajon çdo lëkundje e Perëndimit për Ukrainën. Ai po ashtu mund të shpresojë se Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Trump është zotuar se do ta ndalojë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe se do ta përfundojë luftën brenda një dite, edhe pse nuk ka specifikuar si. Kupchan komenton:
“Ka gjasa që rusët t’i presin zgjedhjet në SHBA, duke menduar se nëse Trump zgjidhet, ata mund të sigurojnë një marrëveshje më të mirë për Ukrainën. Dhe për pasojë, edhe nëse ukrainasit janë të gatshëm për t’i eksploruar opsionet diplomatike më vonë këtë vit, ata mund të mos kenë partner të gatshëm në Moskë”, thotë Kupchan.
Shikuar historinë, cilado përpjekje për të negociuar me Rusinë mund të jetë edhe problematike, marrë parasysh se Rusia ka shkelur çdo marrëveshje të sigurisë që ka nënshkruar me Ukrainën në 30 vjetët e fundit. Ato përfshijnë Memorandumin e Budapestit të vitit 1994 për Garancitë e Sigurisë, ku Ukraina ka hequr dorë nga arsenali i saj bërthamor, në këmbim të një zotimi nga Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për respektimin e pavarësisë së saj, të sovranitetit dhe të kufijve ekzistues. Për më tepër, në vitin 2021 Putin ka publikuar një ese me 5.000 fjalë, të quajtur “Mbi unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve”, ku ka argumentuar se nuk ekziston diçka e tillë si kombësia ukrainase.
Shumica e sondazheve të opinionit tregojnë se ukrainasit duan ta vazhdojnë luftën deri në fitore. Ndërsa, një sondazh i qendrës së pavarur ruse, Levada, i kryer në fund të qershorit ka treguar se 53 për qind e rusëve i mbështesin bisedimet për paqe me Ukrainën.
Dy vendet kanë zhvilluar disa runde bisedimesh në javët e para të luftës. Por, ato janë ndërprerë dhe palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për mungesë serioziteti. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se numri i ushtarëve ukrainas dhe rusë, të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, ka arritur në afër 500.000. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, të vrarë janë mbi 9.000 civilë, përfshirë 500 fëmijë, por ato tërheqin vërejtjen se shifrat reale ka gjasa të jenë shumë të larta sesa numri i vdekjeve të konfirmuara zyrtarisht.
Valbona Tela,ke bërë një përmbledhje të asaj që ke dashur dhe nuk ke thënë asgjë tënden!!njëlloj si me pas lexu lajmet në radio a TV!po të rikujtosh të tëra ato që ka thënë milei,do të shohësh se ka folur dhe pas datës 10 shtator!"Një raport i klasifikuar i inteligjencës amerikane, i cili ka rrjedhur muajin e kaluar ka parashikuar se ukrainasit nuk do të arrijnë ta marrin qytetin juglindor të Melitopolit në këtë kundërsulm, që është objektivi i tyre kryesor.",është e vërtetë që brënda 4-6 javë fillojnë shirat dhe është e vështirë që të lëvizin mjetet e blinduara,por mos harro se pozicioni ka ndryshuar shumë!ndryshe nga rusia,ukraina po merr gjithnjë e më tepër armë moderne!!kjo sjell si pasojë goditjen nga distanca dhe më të largëta se ato të sotmet!!dimë fare mirë problemet llogjistike të rusëve,ashtu si dimë që ukrainasit po i përkeqsojnë dhe më tepër!si me përparimet e tyre ashtu dhe me goditjet nga larg!!kjo metodë do të vazhdojë dhe më rëmdë gjatë kësaj periudhe balte!!pas periudhës së baltës,vjen ajo e të ftohtit,ngrirja e terenit dhe lëvizja e lirshme e mjeteve të rënda!!pra mund të thuhet se ofensiva ukrainase do të vazhdojë,gjatë githë kohës!! "Perëndimi ka dërguar armatim në Ukrainë në vlerë prej miliarda dollarësh."valbona,është e vërtetë një gjë e tillë,por kur ti e shkruan në këtë mënyrë të jep përshtypjen sikur të kanë lënë pa rrogë,për këtë shkak!!eu duke të lënë pa rrogë e pa pasur mundësi të blesh grimin më të shtrenjë,ty nuk të pëllcet fare,për ukrainasit,në të parë,por dhe për veten tënde!ti je gati të jetosh në një vënd putinian,mjafton të mbulosh ndonjë pikë të kuqe në surratin tënd!!val,deri tashti perëndimi ka dhënë fundin e magazinave të tij,dhe shumë nga këto materiale kanë qënë materiale gati për riciklim!!janë llogaritur sikur të jenë materiale naftaline!sipas të dhënave zyrtare,amerikanët kanë dhënë 1% të buxhetit ushtarak,që do të thotë asnjë qime bythe për ta!europa dhe më pak!sipas llogarive ne europianëve,përfshi dhe pragën ku jeton ti,na kushtojnë 2 kafe në ditë!!por në fakt sipas të dhënave jo zyrtare,ndihma është dhe më poshtë se 1%!!pra dhe 2 kafetë janë shumë!! "E dimë nga historia se kur ushtritë arrijnë një ekuilibër në fushën e betejës dhe shohin se nuk mund të arrijnë më fitore duke luftuar, atëherë i hapet dritarja diplomacisë."kjo është një thënje e bukur shumë!!por jo gjithnjë e vërtetë!!varet se çfar quhet ekuilibër dhe kohëzgjatja e këtij ekuilibri!!po të marrim ekuilibrin korean!?nuk mund ta quajmë të njëjtë me ekuilibrin e arritur në momente të ndryshme ndërmet nazi-fasho-japo!!edhe në atë periudhë patëm momente ekuilibri!!shumë valbona e të ngjashëm me ty,thoshin të njëjtat gjëra!!për fat të keq të shëmbullit tënd politika perëndimore,demokratike,asqë e mori parasysh mundësinë e dipllomacisë!vazhdoi dhe fitoi luftën!! "ukraina nuk po përparon sa duhet"?!?!?nuk e di sa ju punon mëndja o thjeshtë ju punon mirë për të shkruar diçka për momentin!?në fillim të '22shit,tipa si ti,nuk i dhanë as tre ditë rezistencë ukrainasve,një muaj më pas,as dy javë!!kurse sot!?vazhdojnë me propagandën ruse"ukraina nuk po përparon sa duhet"!!moj zonjë,a e kupton se ti dhe shumë si ti nuk bëjnë gjë tjetër,me dashje a për mungesë zgjuarsie,veçse shëndrohen në solojov a simonian,në teritoret jashtë rusisë??nuk ju shkon mëndja se ju jeni ekoja e këtyre trapëve rus që hyjnizojnë diktatorin e tyre??val,moj zonjë,mos i merr për të vërteta tërë fjalët e ushtarakëve në shërbim!!gjat luftës,por dhe gjat paqes,ata prdhojnë informacion të ndryshuar,vetëm e vetëm të çorientojnë kundërshtarin!!mbështetja perëndimore nuk do të ndryshojë edhe sikur në pushtet të vijë "katastrofa botrore"si e ka quajtur 8 vjetë më parë i madhërishmi K/M shqiptar,që sot po i lëpin bythën,donald trapi!!europa dhe amerika,kanë marrë një zotim,si e shkruan dhe ti,për mbrojtjen e integritetit teritorial të ukrainës!për fat të mirë po e mbrojnë vetëm me mjete financiare dhe jo si janë zotuar(me forca ushtarake)!pra nuk po derdhin gjak për një premtim që kanë dhënë!pas kësaj ka dhe një problem tjetër!!ndryshimi me forcë i kufijve!!po ti lihen në dorë teritore putanës,ose rusëve,do të thotë se duhet të pregatitesh për të mbrojtur të tjerë në kohët e ardhëshme!!gjat këtyre 30 vjetëve patëm,nga ana perëndimore,një ulje të jahstëzakonshme të shpenzimeve ushtarake,që sollën për fat të mirë një rritje të lartë të mirqënjes së popullsive të këtyre vëndeve!me agresionin rus,ne do këthehemi në kohën e "LF",në mos më keq!!pra falë një diktatori,që ti në subkoshiencë e mbështet,po të kemi një përkeqsim të asaj mirqënje që kemi ngritur gjat 30 viteve të fundit!!radio europa e lirë është krijuar atëherë kur të gjithë ne,shumica e europës,ishim "ukrainas"!!përfytyro sikur të kishe qënë ti në atë kohë dhe të kishe shkruar si sot?? rezultati do të ishte një krah i tendosur përpara duke borhorritu "HH"!!për fat në atë kohë jetonin njerëz të tjerë,që jo vetëm sakrifikuan dy kafe në ditë,por dhe grimin e shtrenjtë!e këta njerëz ishin rreth 60 mln!!
Jo vetem tek plani "B" te shkoni, po edhe tek plani "C" thjeshte po spastroni ukrainen nga meshkujt, dhe per kete katastrof, Zelua po ngeli i gjalle, do gjykohet si armik dhe kriminel i popullit ukraines. Ai mbase shpreson tek Bidja qe t'ja heqi litarin nga qafa, po e ka te kote, se Bides i ka vajtur ora per gjume...
uau,uau,shkërdhata, bir putini, po shqetëshohet për meshkujt ukrainas?o bir putini,përse merakosesh për meshkujt ukrainas??po të lënë mamin pa punë apo je bërë armik me meshkujt rusë??për ata nuk të ha fare pidhi i satëme??përse je armik i meshkujve rusë??fillo e mbro anën e tyt eti,e mos u shqetëso për qirësit e satëme!!
Nuk eshte ngadalesuar kunderofensiva e Ukraine, ajo ka deshtuar plotesisht per te mos thene qe nuk ka ekzistuar, vecse ne leter.
fillo e pirdh o gomar se na qelbe me këto mendime muti që të vijnë!!mos i mbaj pordhët brënda se qelbe kafkën!!
E di cenosuma,qe pordhet nuk te hyne ne pune, se ti je mesuar me te ngren mut, po shiko gjej ndonje wc publike, se i joni e di qe s'tedel.