Niall Ferguson: Sot problemi më i madh i Amerikës është inflacioni, jo Ukraina

22 Qershor 2022, 13:08Bota TEMA

Niall Ferguson: Sot problemi më i madh i Amerikës është

Niall Ferguson, ndër historianët më brilantë e gjeneratës së tij, do të ndërhyjë sot në Global Policy Forum i ftuar nga ISPI menjëherë pas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në fund të marsit, rreth një muaj nga fillimi i luftës, duke folur me “Corriere” docenti i Stanford University kishte «akuzuar» Shtetet e Bashkuara se ia kishin hyrë një strategjie që çon në zgjatjen e luftës, në bindjen se mund të arrihet në një ndryshim regjimi në Moskë. Në “Bloomberg” ka shkruar se «administrata është më shumë një arsenal i demokracisë urkrainase sesa një ndërmjetëse e paqes».

Mbeteni i bindur se ka një debat në Uashington mbi si të përfundohet lufta?

«Nuk e di, por jam i sigurtë se ekziston një mosmarrëveshje e caktuar, nga një pikëpamje e politikës së brendshme, kjo luftë nuk po e ndihmon Joe Biden. Sot problemi më i madh i Amerikës është inflacioni, jo Ukraina. Konflikti nuk ndihmon, duke parë edhe impaktin që po ka mbi çmimet e energjisë dhe të mallrave ushqimore në të gjithë botën dhe derikur Uashingtoni nuk do të impenjohet që t’u jap fund luftimeve, më duket se ka të ngjarë që këto të vazhdojnë përtej 2022, sepse është bërë një luftë cfilitjeje, artilerie dhe rusët kanë shumë artileri dhe shumë njerëz për t’i impenjuar. Një konflikt me Moskën mund të fitohet ose të paktën të vazhdohet të luftohet për shumë muaj».

Ish sekretari i Shtetit Henry Kissinger i ka tërbuar shumë komentatorë dhe vetë Zelensky duke bërë deklarime që kanë tingëlluar si një lloj appeasement kundrejt Putinit.

«Por Kissinger është deformuar. E kam studiuar transkriptin dhe ai ka thënë, në radhë të parë, se Perëndimit i mungon përkufizimi i një objektivi final dhe ky objektiv duhet të jetë rikthimi në kufijtë e përpara 24 shkurtit të këtij viti. Në radhë të dytë, ka ritheksuar idenë se nuk është e mundur të kihet një Ukrainë në NATO dhe shërben një Ukrainë neutrale. Pika e tretë që ka ngritur është se problemi i fundit nuk janë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, por Shtetet e Bashkuara dhe Kina, konfrontimi për të cilin duhet të preokupohemi më shumë, pasi ka potencialin të çojë në shkatërrimin maksimal. Jam dakord me gjithë këto gjëra dhe është edhe Zelensky, të paktën me dy të parat, pasi e ka thënë më shumë se një herë se do të ishte një rezultat i kënaqshëm të kthehej më 23 shkurt, jo përpara se 2014, jo të ripushtohej Krimeja. Ka thënë se edhe një status neutraliteti do të ishte i pranueshëm për Ukrainën».

Zelensky bën edhe llogaritë me presionin e opinionit publik përpara kostove të jashtëzakonshme në termat e jetëve njerëzore, përveç se ekonomike, të agresionit rus.

«Po, por nuk besoj se është në interesin e Ukrainës të ketë objektiva lufte irealiste. Besoj se Zelensky e di, e di se sa më e vështirë lufta, aq më i vështirë do të jetë rindërtimi i Ukrainës dhe  ta bëjë një demokraci të qëndrueshme. Sa më shumë ecën përpara lufta, aq më e vështirë do të jetë gjetja e paqes. Do të kishte qenë më mirë një armëpushim në 3 – 4 javët e para, pasi që rusët kanë dështuar në kapjen e Kievit, në vend që t’i lejohej Moskës fitimi i një avantazhi».

Çfarë mendoni për udhëtimin e Draghi, Macron dhe Scholz në Kiev?

«Mario Draghi, për të cilin ushqej respektin maksimal, po kërkon të gjejë në ekuilibër shumë delikat midi nevojave ekonomike europiane dhe atij të ndalimit të luftës. Është pozitive edhe që është Draghi ai që merr iniciativën pasi Macron e ka dëmtuar pak kredibilitetin e tij duke u treguar shumë në ankth që të bëjë traktativa me Putinin dhe Scholz, pasi relativisht pa përvojë si kancelar, është lodhur që ta gjejë tonin e duhur. Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë se kjo luftë do të bëhet shumë më problematike për Europën nga pikëpamja ekonomike me afrimin e dimrit dhe për këtë është e rëndësishme që të ketë një pozicion europian unitar me të cilin të jetë i lidhur Zelensky, në mënyrë që të mos krijohet një çarje midis Kievit dhe kryeqyteteve të Bashkimit Europian. Në një moment të caktuar, Biden do ta kuptojë se nuk ka asnjë mundësi që Rusia të humbasë apo që të ndryshojë regjimi në Moskë».

Por retorika ruse është provokatore, nuk ka asnjë hapje në tonet e Putinit apo Lavrovit. Si fillon negociata? Nuk mjafton t’u kërkohet realizëm ukrainasve?

«Unë besoj se rusët flasin ashpër, por në realitet nuk mund të dëshirojnë që sanksionet të bëhen të përhershme pasi, anipse nuk kanë patur impaktin që shpresonim, e kanë nxjerrë jashtë Moskën nga një seri e tërë produktesh të rëndësishme, në mënyrë të veçantë nga gjysmëpërçuesit. Në këtë mënyrë, ekonomia ruse është e destinuar pashmangshmërisht të kthehet në shekullin e XX. Kjo është leva që ka Uashingtoni ndaj rusëve. Mbi ukrainasit, është ai i të qënit furnizuesi kryesor i tyre me armë. Kështu që Shtetet e Bashkuara duhet t’i thonë Moskës: duhet të kthehesh në kufijtë e 23 shkurtit, të largohesh nga territoret e pushtuara ndërkohë dhe, nëqoftëse do ta bëni, do të ketë një lehtësim gradual të sanksioneve. Nga ana e Zelensky do të thotë të pranojë se Krimeja është ruse, ashtu si Donjecku dhe Luhansku, jo provincat e gjitha, por qytetet e kontrolluara nga separatistët më 23 shkurt. Kundërloja e Ukrainës është statusi i kandidatit në Bashkimit Europian dhe krijimi i një marrëveshjeje sigurie, jo anëtarësim në NATO, që e bën vendin më të aftë të shkurajojë një pushtim rus nga sa nuk ishte në muajin shkurt».

Më parë keni cituar Kinën. Ju keni mbështetur Trumpin në politikën e tij agresive mbi tarifat, por tani thoni se Biden është shumë i ashpër me Pekinin.

«Hëm, ka një diferencë të bukur midis qasjes së administratës Trump dhe asaj të Biden: për Trumpin, tarifat qenë mënyra e shtytjes së Kinës për të bërë lëshime. Administrata Biden preokupohet shumë më tepër me Taivanin sesa për Ksiniangun, Tibetin, Hong Kongun. Diskutimi i fundit i Antony Blinken lidhur me Kinën është prej fajkoi. Problemi është se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë një strategji të besueshme për ta mbrojtur Taivanin në rastin e një pushtimi nga ana e Pekinit».

Nga Corriere della Sera

Përgatiti : ARMIN TIRANA

Lini një Përgjigje