
Grupi militant Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në territorin Izraelit, të nisur nga Libani mëngjesin e kësaj të mërkure.
Grupi tha se lëshoi raketa precize në përgjigje të sulmeve izraelite që lanë të vdekur tre nga luftëtarët e tij në fillim të javës.
Ky është tani një shkëmbim zjarri ndërkufitar – pasi pak kohë më parë, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) konfirmuan se po godisnin drejt territorit libanez në përgjigje të sulmeve që vinin nga një “armë antitank” përtej kufirit.
I themeluar në vitin 1982 nga Garda Revolucionare e Iranit dhe i klasifikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore si organizatë terroriste, Hezbollahu është grupi më i fuqishëm në Liban, për shkak të një milicie të armatosur rëndë, që luftoi disa luftëra me Izraelin.
Hezbollahu është lëvizje politike dhe ushtri guerile, e cila mbështetet nga popullata shiite e Libanit.
Arsenali i tij është shkak i mosmarrëveshjeve të shpeshta në këtë vend. Grupi thotë se armët i nevojiten për ta penguar Izraelin. Por, kundërshtarët e tij thonë se ai e minon shtetin, duke marrë vendime për luftën dhe paqen, që e prekin të gjithë kombin.
Kujtojmë se në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe rrembyer dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.
Sakaq nga ana e palestinezëve në Gaza numri i viktimave ka tejkaluar 900.
Qenkan te vendsur te shperthejne nji Lufte te Trete Boterore . Nderkohe Shalgjati i Shqiperise jep Show skenave te OKB-s hej ! Nuk ka asnji Ushtri te mbroje Shqiperine ne rast te nji Lufte Boterore o ta shkerdhafsha Peleshet e Pepambuket ,kush ju ka len juve ne duar Fatin e Kombit tone !!!!!!!!!!!!!!! Ngrihuni mer ishGjenerale e Patriote te vertete ,nqs ju ka ngelur ndonji fije Burrerie apo gjaku e nqs s'jeni shndruar te gjthe ne pederasta si bandat e ksaj Pilitike Putanash qe s'njohin shtet e atdhe .Cfar prisni akoma ???????? Te na gjej Lufta si na ka gjetur ne LIB -re pa arme ,pa Ushtri duke na shkuar ne thik pederastet e hienat sebo greke ? Mir per veten tuaj e Shqiperine s'mendoni po per Femijet e tuaj a ju dhemb ndonji cik e ? Ngrihuni mer e kerkoni nji Konference Bashke - GjithKombatare dhe merrni vendimet e detyrat e duhura sepse s'mundet te bejme ala sot Viktimen e inhjorances apo tradhetise Kombetare si dikur e cila na ka kushtuar shume .
nuk shkundet njeri jo...me cekic ne koke tu biesh...vetem tingullin e parase kap veshi...