“Terroristët e zhveshën dhe e torturuan”, Shani është ende gjallë

11 Tetor 2023, 09:52Bota TEMA

“Terroristët e zhveshën dhe e torturuan”, Shani

22-vjeçarja gjermano-izraelite Shani Louk është ende gjallë. Kështu ka deklaruar e ëma e saj Ricarda Louk për mediat gjermane, duke i bërë thirrje qeverisë atje për ndihmë.

Ajo thotë se ka informacione se Shani është gjallë duke shtuar se ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike.

Çdo minutë është me vlerë për ne, duhet të veproni shpejt dhe ta largoni Shanin nga Rripi i Gazës”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se videot e së resë u bënë virale në rrjetet sociale, pasi ajo ishte marrë peng nga terroristët e Hamasit të cilët e kishin zhveshur dhe lidhur në bagazhin e makinës së tyre dhe bënin paradë nëpër qytet. Në një tjetër video, siç raportohet në mediat e huaja, një burrë e kapte për flokësh dhe e pështynte.

Ajo u kap në shkretëtirën Negev, afër kufirit me Gazën pasi ndodhej te festivali muzikor.

Mësohet po ashtu se karta e vajzës është përdorur në një dyqan në Gaza të Dielën, një ditë pasi Shani u kap rob.

Prokurorët në Gjermani njoftuan të martën se po nisin një hetim ndaj Hamasit me dyshimin për rrëmbim dhe vrasje të qytetarëve gjermanë pas sulmeve të përgjakshme të nisura nga grupi terrorist në fundjavë.

Kancelari Olaf Scholz, tha se Berlini po punonte intensivisht me autoritetet izraelite në përpjekje për të zbuluar fatin e qytetarëve gjermanë midis pengjeve.

6 Komente

  1. M
    Moni

    Mortje. Beni si te forte me nje vajze 20 vjecare. Edhe zvarraniket kane me teper dinjitet se keta qelbesira. Po keni k.. hapni front dhe luftoni balle per balle me ushtaret. Uroj qe Izraeli ta pushtoje dhe ate cope toke qe kane dhe t'i dergoje postale ne Iran, le te vazhdojne traditen beduine te jetuarit neper tenda se merret vesh qe per qyteterim nuk jane te prere!

    Përgjigjjuni
    1. F
      F-22 Raptor

      Ne keto momente dramatike uroj per sa me pak pasoja ne pupullsine e pafajshme civile palestineze, por barbaria terroriste duhet te paguaj nje cmim te padegjuar e te panjohur deri sot.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sandri

        Shko bashkohu dhe ti me palestinezet. Por prit vetem bilete vajtje. Hajt rruge e mbare!

        Përgjigjjuni
        1. F
          F-22 Raptor

          Sandri, une them: "...por barbaria terroriste duhet te paguaj nje cmim te padegjuar e te panjohur deri sot." Dhe e kam fjalen per Hamas-in. etj. Me cfare nuk je dakord zotrote? Apo nuk e lexon komentin deri ne fund?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sandri

            Ndjese, ke te drejte

            Përgjigjjuni
        2. E
          Elmira

          Nuk dimë ç të themi..popull i çoroditur..unë them..kur njl shtet apo individ të sulmon PARI duhet mbrojtur ose vet mbrojtur..por më vjen keq..shuuumë keq..ç ,farë faji ka Populli,fëmijët e shkretë..nga të dy ,,PALËT? NGA NJË KOKË E KRISUR ?..SE JU TEK..PO ÇJU DUHEN TERITORET..?..JETA ËSHTË E SHKURTËR..JETOJE ME FAMILIARLT PËR RRETH.....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje