Në çdo ceremoni në Vatikan ata bien në sy: pjesëtarët e Gardës Zvicerane të Papës bartin uniforma në trajtë shallvaresh me ngjyra kaltër, kuq, verdhë. Ata kanë qenë në fokus të kamerave sidomos këto ditë gjatë ceremonive të përcjelljes së Papës në amshim. Garda Zvicerane (Schweizergarde) kujdeset për sigurinë e Papës që nga viti 1506. Njëri nga komandanët e parë të Gardës Zvicerane ka qenë një arbër (shqiptar): Konstantin Araniti. Çka i bashkonte shqiptarët dhe zviceranët në atë kohë? Mercenaria! Jetonin në kodra, male e vise alpine dhe lufta në shërbim të të tjerëve ishte një mundësi për të fituar para e nam.
Nëna e Konstantin Aranitit quhej Despina Araniti. Ishte greko-italiane. Dhe vjehrra e Skënderbeut. Në prill të vitit 1469 Despina Araniti dhe i biri i saj Konstantini u shfaqën në Romë para Papës Palit II dhe kardinalëve të tij dhe kërkuan para dhe strehim. Kishin ikur ndërsa në viset shqiptare marshonin trupat e Sulltan Mehmetit të II-të.
Despina Araniti përballej me një problem: djali i saj tjetër i ishte bashkuar trupave osmane dhe sulmonte pozicionet e Venedikut. Kur u paraqit para kardinalëve në Romë më 1469, Konstantin Araniti i habiti ata me shumëgjuhësinë e tij: fliste shqip, italisht, latinisht, greqisht dhe sllavisht (historiani Oliver Jens Schmitt supozon se sllavishtja e tij ishte maqedono-bullgarishtja).
6 maji, Dita e Shën Gjergjit, merret si datë e lindjes së Skënderbeut. 6 maji është ditë e rëndësishme edhe për Gardën Zvicerane në Vatikan. Atë ditë betohen gardistët e rinj. Më 6 maj 1527, gjatë plaçkitjes së Romës, 147 mercenarë (gardistë) zviceranë u hodhën në mbrojtje të Papës dhe dhanë jetën e tyre. Për shkak të vdekjes së Papës, ceremonia e betimit të gardistëve të rinj sivjet është shtyrë për në vjeshtë.
Armata më e lashtë në botë pranon vetëm burra në radhët e saj. Por nga viti 2030, kur pritet të jetë gati një kazermë e re, portat e Gardës Zvicerane do të hapen edhe për gra. Sipas të gjitha gjasave! Deri më tani pjesëtarë të Gardës së Vatikanit mund të bëhen vetëm shtetasit zviceranë mes moshës 19 dhe 30 vjeçare. Ata duhet të jenë së paku 1,74 metra të gjatë dhe të praktikojnë besimin katolik. Ushtarët obligohen të shërbejnë 26 muaj; gjatë kësaj kohe ata janë shtetas të Vatikanit. (Enver Robelli)
Gomarlleqet e ketij injoranti me thundra, nxenes i Schmutit
Udhehoqem gjithe boten, e per vete tone akoma nuk kemi gjetur udhen!
ISCANDERBEG nuk ka lindur me 6 maij. Ajo asht feste shqipetare. Ajo asht festa e Shen Gjethit, kur rritet Gjethi e merr forment e plote.. Festa tjeter analoge (simetrike) e saj asht festa e Shen Meterit ose 'festa' kur gjethet bien(mbyten popullore meten). Te paren shqiptareve ju ka rreshqitur Shen Gjergj, pasi kemi dhe lulet e shengjergjit, ne fakt nuk bejne lule por Kane vetem gjethe. Te dyten e Kane rreshqitur europianet duke e quajtur Shen Dimitri. Vjetersia e zakoneve te jetés shqiptare asht paganizmi i saj se asht asimiluar vone nga katolicizma. Kemi dhe festen tjeter pagane shqiptare, festa e Shen Kollit. Qumeshti pas kesaj date trashej dhe munde te bahej djathe. Shenkolli ose Shen ngjitsi u pervetsua nga katolicizma dhe ja pershtaten Shen Nikolla. Tre festa pagane Ilire te pervetsuara nga katolicizma duke vjedhur prônen intelektuale te popullit praktik iliro-shqiptar. Qe mos te vazhdoni ta bani ende qesharak e te deformuar ISCANDERBEG ndaloni te tilla foshnjorizma. Nuk ka asnje te keqe se nuk i gjejme datelindjen ashtu si dhe ditevdekja e tij asht marre nga trillimet serbe per te pervetsuar heroin e shqiptareve.
Tërë jetën mercenarin e kemi qarë. Pse mendoj kështu? Sepse në kohën e sulltanëve shqiptarët kanë shkëlqyer në ushtrin osmane komandant e ushtarë. Akademia në këtë kohë e mbushur me dietarë shqiptar, shqiptarët kishin arritur në qeveri deri ministra apo diplomat, por kanë shërbyer për Turqinë. Kështu mendoj unë nuk e di si mendoni ju?
C'lidhje kane sumqiret turkoshake qe i sherbien turqise me kristianet orthodhoxe shqiptare a greke pjese e familjes evropiane.
kerkojne te vjedhin vlerat e Arberve mbetjet osmane te ashtuquartur skiptar te cilet kane qene dhe do jene armiku 1.
Qe je bisht qeni,i pandreqshem,kete e pasqyron cdo dite ne komentet qe ben.Eshte per te ardhur keq,per shkrime me mburje per mercenarizmin e shqiptareve.Edhe nje shkrim i Piro Priftit ne gazeten sot shprehte antishqiptarizma.A kane redaksit kontroll mbi ato qe shkruhen?Per te marre nje klikim me shume mos e perzieni popullin me te pa verteta.
Gardiste me veshje kllauni dhe pa armatim.