Grusht shteti me.... buzëkuq: Dënohet me 14 vite mbështetësja e Bolsonaros

26 Prill 2025, 18:27Bota TEMA
Grusht shteti me.... buzëkuq: Dënohet me 14 vite

Një grua në Brazil është dënuar me 14 vjet burg pasi shkroi një mesazh fyes me buzëkuq në një statujë gjatë trazirave në Brasilia në janar 2023 gjatë protestave në mbështetje të ish-presidentit Jair Bolsonaro.

Debora Rodrigues mori pjesë në të ashtuquajturin grusht shteti së bashku me qindra protestues të tjerë që sulmuan ndërtesat qeveritare pas humbjes së tij në zgjedhje.

Gjyqtari Cristiano Zanin, një nga paneli prej pesë gjyqtarësh që shqyrtojnë çështjen e Rodrigues, theksoi se ajo nuk po gjykohej vetëm për mbishkrimet dhe se ishte dënuar për vepra të shumta.

Rodrigues u arrestua si pjesë e një hetimi më të gjerë mbi një komplot për grusht shteti kundër presidentit të sapozgjedhur Lula da Silva.

Ajo u dënua për vepra të shumta penale, duke përfshirë shkatërrimin e pronës, anëtarësimin në një organizatë kriminale dhe përfshirjen në një grusht shteti.

Parukierja 39-vjeçare kërkoi falje për shkrimin "Ti humbe, idiot" në statujën e Drejtësisë jashtë Gjykatës së Lartë Federale, një incident i quajtur "grusht shteti me buzëkuq".

“Unë shkova në protesta dhe nuk e imagjinoja që do të ishin kaq të trazuara”, tha Rodrigues. "Unë kurrë nuk kam bërë asgjë të paligjshme në jetën time", u shpreh ajo.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Debora Rodrigues mori pjesë në të ashtuquajturin grusht shteti së bashku me qindra protestues të tjerë që sulmuan ndërtesat qeveritare pas humbjes së tij në zgjedhje."uau,kjo spaska faj fare??njëlloj si ata të trompit në kapitol!!të mo mërzitet e kleta se sapo të vijë në pusht-et bolci,do ta nxjerrë nga burgu si nxorri trompi të vetët!!4,5 vite burg në brazil nuk janë ndonjë gjë kush e di se çfarë!!të shtrëngojë vrimat dhe burgu mbaron shpejt!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje