Putin: Të gatshëm për negociata me Ukrainën pa parakushte

26 Prill 2025, 16:03Bota TEMA
Putin: Të gatshëm për negociata me Ukrainën pa parakushte

Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se Moska është e gatshme të negociojë me Ukrainën pa parakushte gjatë një takimi me të dërguarin amerikan Wittkow, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Wittkoff u takua me Putinin për tre orë në Moskë të premten për të diskutuar planin e SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se të dy palët janë “shumë afër një marrëveshjeje”, pavarësisht dallimeve të dukshme në pozicionet e tyre.

Në të njëjtën kohë, duke shprehur zhgënjimin e tij për sulmet e fundit me raketa ruse në zonat civile, Trump vuri në dyshim nëse Putin ishte i sinqertë për përfundimin e luftës.

“Putini nuk ka asnjë arsye që të ketë gjuajtur raketa në zona të populluara, qytete dhe fshatra në ditët e fundit. Kjo më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron të ndalojë luftën,” shkroi Trump në platformën Truth Social.

2 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator

    ky ndryshim i qendrimit te Putinit eshte fale zeusit te njerezimit, kjo do te mjaftonte per te ngritur figuren e Donaldit ne piedestalin e figurave imortale si figura me e shquar ne historine e njerezimit, nje diplomat i shkelquer qe edhe ate qe dukej e pamundur ne kohen e senilit e beri te mundur mbrenda 100 diteve te presidences se tij. Mirenjohje per jete Donald, krenohemi qe je presidenti i jone, MAGA po arrihet fale imenjimit tend si ne fushen ekonomike ashtu edhe ne fushen e politkes se jashtme

    Përgjigjjuni
    1. M
      MEMO

      EDHE SIKUR TE TE PAGUANTE SDO I KISHE THURUR KAQ LAVDI O MUCI

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje