“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, ish-kreu i CIA në Moskë tregon kush do e rrëzojë Putin nga pushteti

25 Qershor 2022, 22:25Bota TEMA

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, ish-kreu i CIA

Një ish-zyrtar i lartë i CIA deklaroi se në Rusi kanë nisur lëvizjet në mënyrë sekrete për organizimin e një grushti shteti që do të rrëzojë nga pushteti Vladimit Putin, për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë dhe kërcënimeve se ky konflikt mund të bëhet global.

Sipas ish-kreut të CIA në stacionin e Moskës, Daniel Hoffman ky grusht shteti do të jetë i menjëhershëm dhe po organizohet nga persona pranë Putin që do ta gjejnë atë të papërgatitur kur ai të marrë jetë.

“Këta njerëz do të lëvizin në mënyrë sekrete dhe të menjëhershme përpara se Putin t’i zbulojë dhe t’i vrasë i pari. Gjithçka do të ndodhë papritmas dhe ai do të vdesë” u shpreh Hoffman.

Shëndeti i Putin ka ngritur spekulime se Rusia së shpejti mund të ketë një udhëheqës të ri dhe Hoffman parashikon se janë tre lojtarë kyç që duhen mbajtur nën vëzhgim si pasues të tij,.

Në krye të listës për të marrë kontrollin e Moskës është Nikolai Patrushev, shefi i Këshillit të Sigurimit të Putinit.

Alexander Bortnikov, drejtori i agjencisë sekrete të inteligjencës ruse FSB, mendohet gjithashtu të jetë një “oficer” që dëshiron të drejtojë Kremlinin.

Megjithatë, ndoshta zëvendësuesi më i mundshëm do të ishte ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, një aleat i Putinit, i cili ka pasur një rol shumë të dukshëm në konfliktin e Rusisë në Ukrainë.

Një tjetër ish-agjent i CIA-s, Ronald Marks, bie dakord se në Rusi mund të vendoset një udhëheqës i ri dhe shtoi se nëse Putini rrëzohet, Moska do të përfshihet nga kaosi për shkak të luftës për pushtet.

21 Komente

  1. p
    pipi

    hahhahahahah. me kot kom qesh. sekret si sekretet e spartak ngjeles. sekret qe po zhvillohet ne sekret dhe emorem vesh ne hahahhahahahaa

    1. a
      anti25642654censurë

      as taku nuk është kaq dobët"“Këta njerëz do të lëvizin në mënyrë sekrete dhe të menjëhershme përpara se Putin t’i zbulojë dhe t’i vrasë i pari. Gjithçka do të ndodhë papritmas dhe ai do të vdesë” u shpreh Hoffman."! pra do u bëka një grusht shteti ashtu pa lajmëruar fare dhe ta kapin në befasi!? jo mër,grushti i shtetit planifikohet në pallat të kongreseve,kërkohet mendimin i të gjithë të rekrutuarve në rrugë dhe më pas lajmërohet ai që do "grushtshtetohet"!! të tilla mënyra vetëm i madhi alFredo kaCo i sqaron!! nuk e di se ku i gjejnë këto gomarllëqe këta të meros,por nuk ke çdi bësh,kur më shumë shet një idiot si alFredo kaCo se gjithë të mënçurit!?duhet të mbledhësh mbeturina gomerësh për të mbajtur puntorët dhe veten me bukë!! që është shumë e mundur që ka pregatitje për të rëzuar putinin!?asqë vihet në diskutim! që janë të afërm të tijë!?asqë vihet në dyshim!! por si e qysh!? askush nuk e di,të paktën nga ata që shkruajnë në medjen,o për mendjen e shkruar dhe audio-vizive!!

    2. L
      L

      KY Hoffman a thu te jete shoku I bidenit? Ashtu i shkathet e I zhdervjedhet ,I mencur e me memorie fotografike... Shifni Mo's e.keni.ngatrruar me Dustin Hoffman NGA ndonje skenar filmi. Rusi po I merr gjithe lindjen ,KY thote po I bejn.puc. Hajde prit.nga keta halucinant

      1. K
        Katunari

        Prralla me spiuna.Po ky robi me kete qe thote po e dekonspiron kete grusht shteti.Exemplare edhe keto,ose propagande.S'kuptohet pse e thote,per kete gje madhore qe duhet te jete siper sekret.

        1. k
          kthhh

          Te gjitha spekullime por nqs vertetohet qe Petrushev merr pushtetin atehere Putin do na duket engjell.Petrushev eshte me dinak dhe me brutal se Putin.

          1. t
            taras bulba

            Te gjithe keta agjentet e CIA-s , te vjeter dhe te rinj kur shpallin lajme te tilla tyrbulluese dhe percarje nuk perben lajm , bile dhe te enderosh eshte shume normale ....ajo qe nuk eshte normale , jo per ata por per te gjthe ....mos te shikosh endera me sy hapur .....

            1. Z
              Zevzeku

              Si gjithmone lajmet me te "verteta" dalin nga ish-at. Gjithmone keto lloj pacavuresh ja ngecin ndonje ish-diplomati, ish-gjenerali. Amerika dhe Evropa te mos mendoje se cfare do ti ndodhe Putinit por si do ja argumentojne botes, qe e humben luften ndaj Rusise.

              1. J
                Jorgo

                c'lufte humben o debil?

              2. R
                Roberto

                Ok dakort me keto qe lexojme por kur dikush kerkon te beje nje puc njofton perpara qe Putini te pregatitet per mbrojtje??? Me siguri ky model do kete dale tani se fundmi prandaj nuk e dime ne. Eeee sa ecen bota perpara dhene mbetemi pas. Hahaaaa.

                1. B
                  Babalja

                  Tani si e keni marre vsh ju me siguri do te ndodhi, si ka mundesi si e kni zbulura ju para Putinit dhe ka mundesi ta zene ne befasi

                  1. B
                    Babalja

                    Tani si e keni marre vsh ju me siguri do te ndodhi, si ka mundesi si e kni zbulur ju para Putinit, mos i tregoni por lereni ta zene ne befasi

                    1. B
                      Babalja

                      Tani si e keni marre vsh ju me siguri do te ndodhi, si ka mundesi si e kni zbulur ju para Putinit, mos i tregoni por lereni ta zene ne befasi

                      1. B
                        Babalja

                        Tani si e keni marre vsh ju me siguri do te ndodhi, si ka mundesi si e kni zbulur ju para Putinit, mos i tregoni por lereni ta zene ne befasi

                        1. a
                          anti25642654censurë

                          babale normalisht kjo që thua ti përmblidhet në katër fjalë"mos fol në dorë"!!

                        2. A
                          Anri

                          ahahahahahahhahaha..Njehere Putin eshte semure, pastaj i dhemb gishti, pastaj me kancer, e pasi del mban fjalime lart e poshte del varianti tjeter qe ata qe ka afer do i bejne grusht shteti e japin ca personazhe e thua ti do trembet ai e do frikesohet e do beje rremuje? Jo ore jo, ka qene agjent i KGB ai e ka studiuar ne Berlin. Po ne te shikojme veten qe nga nje ane jemi me paga mjerane e nga ana tjeter Europa tall menderen me ne duke bere sikur hap deren e njerezit lodhen. Ju vazhdoni me keto teorite "konspirative" qe duken kaq amatore. Vleresojeni situaten ashtu si eshte e mos beni tangerlliqe. Gazetare copy-paste.

                          1. L
                            Lesh lesh

                            Pse jane kaq kullufa ordinere ne profesjon dhe vuajne per tu dukur neper massmediat e botes, ju futi gishtin per 30 vjet Kadri Hazbiu. Me mire heshtni dhe te dyshoje gjithe bota se jeni idjote te paafte, se te hapni gojen dhe te hiqni cdo dyshim! Pas ketyre idjotesive te perditshme te botuara me zell, filloje te punojne me intensitet edhe ambasadat amerikane, per te " identifikuar" " spihunet e rusit" dhe nivelin e antiamerikanizmit

                            1. V
                              Vini

                              O Babale,mos e shtyp pese here ate butonin se na cave karin o fshatar.

                              1. A
                                ABC

                                Ajde sekret ajde.

                                1. A
                                  Aron

                                  Keto jane idiote. Kur i behet puc dikujt nuk i thuhet si dhe kush do t'ia beje. Qesharak.

                                  1. G
                                    Genti

                                    "Komplot" per rrezimin e Putinit dhe lajmi paska marre dhene....Komploti behet dhe me pas merret vesh nese pati sukses apo deshtoi....lajme pordhe me rigon. Putini i ka kapur nga koqet te gjithe dhe nuk guxon njeri ta mendoje komplotin e jo me ta beje.

                                    1. B
                                      Babalja

                                      O Vini o kelluf Kari pse po merzitesh

                                      Lini një Përgjigje