Zv.kancelari gjerman: E kam ndihmuar vendin të kursejë energjinë duke qëndruar më pak në dush

25 Qershor 2022, 20:40Bota TEMA

Zv.kancelari gjerman: E kam ndihmuar vendin të kursejë energjinë

Zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, thotë se i është dashur të pakësojë edhe një herë në mënyrë drastike kohën që kalon në dush, në përpjekje për të përballuar atë që ai e përshkruan si një krizë akute energjetike.

Mos ngrohja e apartamenteve në dimër gjithashtu do ta ndihmonte shumë Gjermaninë për të kapërcyer vështirësitë që supozohet se janë shkaktuar nga Rusia, tha ministri për revistën Der Spiegel në një intervistë të botuar të premten.

Kur u pyet për ndihmën e tij personale në përpjekjet mbarëkombëtare për të kursyer sa më shumë gaz që të jetë e mundur përpara ‘kohës së vështirë’ me të cilën përballet Gjermania në dimër, Habeck tha se ai po i qëndronte rekomandimeve të ministrisë së tij.

“Unë kam pakësuar edhe një herë në mënyrë drastike kohën time në dush.” – u përgjigj ai.

Ministri tha gjithashtu se ai nuk para e ngroh apartamentin e tij në dimër pasi ai është shumicën e kohës jashtë saj.

Habeck paralajmëroi se më e keqja nuk ka ardhur ende, pasi kompanitë e energjisë po rrisin dalëngadalë çmimet për konsumatorët fundorë.

“Më shumë njerëz do preken.” – tha ai, duke shtuar se ‘ne jemi tashmë në një gjendje në të cilën Gjermania nuk ka qenë kurrë’, të cilën ai e përshkroi si ‘një krizë gazi’.

Duke përshkruar skenarin më të keq Habeck tha se ‘kompanitë do të duhet të ndalojnë prodhimin e tyre, punëtorët do pushohen nga puna, zinxhirët e furnizimit do shemben; njerëzit do hyjnë në borxh për të paguar faturat e tyre të ngrohjes; njerëzit do varfërohen dhe zhgënjimi do përfshijë kombin’.(Hashtag.al)

2 Komente

  1. L
    Loku

    Edhe bar do hame e doren armikut nuk ja shtrime,ARSCHLOCH.

    1. s
      sabrima_ehhhh

      Ja dhe filmi "Perballimi"! Ky eshte shefi i grumbullimeve apo shoku Martin?

      Lini një Përgjigje