Turqia shqyrton rikthimin e dënimit me vdekje

25 Qershor 2022, 20:20Bota TEMA

Turqia shqyrton rikthimin e dënimit me vdekje

Turqia do të shqyrtojë rivendosjen e dënimit me vdekje. Kështu bëri me dije Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdağ.

Në vitin 2004, Turqia hoqi dënimin me vdekje, por presidenti Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se drejtësia duhet të jetë më e ashpër, pasi një person i vuri flakën pyjeve bregdetare të Egjeut, shkruan Reuters.

“Dënimi për djegien e pyjeve duhet të jetë frikësues dhe nëse ky është dënimi me vdekje, atëherë le të jetë”, është shprehur Erdogan.

Duke folur me gazetarët në qytetin lindor të Agrit të shtunën, ministri Bozdag tha se komentet e presidentit ishin udhëzime për ta.

“Ne kemi filluar të punojmë për këtë si ministri,” tha Bozdağ, duke shtuar se dënimi aktual për ndezjen e zjarreve ishte 10 vjet burg.

Lini një Përgjigje