Një “shqiptar” bëhet kryeministër i Australisë

21 Maj 2022, 15:38Bota TEMA

Një “shqiptar” bëhet kryeministër i Australisë

Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet federale të Australisë.

Laburistët janë në gjendje të formojnë qeverinë e pakicës ose të shumicës, që do të thotë se zoti Albanese do të jetë kryeministri i 31-të i Australisë.

Rezultati është një goditje e ashpër për Scott Morrison. Anthony Albanese shpallet kryeministri i parë i vendit nga një prejardhje jo anglo-kelte.

Ai tha se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.

Përveç mbiemrit, a ka Albanese prejardhje shqiptare?

Anthony Albanese është i biri i Carlo Abanese-s nga Barletta e Italisë dhe Maryanne Ellery, australiane me prejardhje irlandeze.


Qyteza Barleta shtrihet në jug të Italisë, në rajonin Apulia. Sipas faqes greke, “Greek City Times”, në Apulia jeton një komunitet i madh i arbëreshëve. Besohet se atje jetojnë rreth 100.000 arbëreshë dhe se nga ky komunitet e ka prejardhjen edhe babai i politikanit australian, që ka gjasa të mira për t’u bërë kryeministër.

Një shenjë e fuqishme për prejardhje arbëreshe është mbiemri “Albanese”, që nga italishtja në gjuhën shqipe do të thotë “shqiptar”.

Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë, të cilët janë larguar nga trojet e veta në Ballkan dhe janë vendosur në pjesët jugore të Italisë në Epokën e Mesjetës, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës.

6 Komente

  1. T
    Taulant

    I urojm pune te mbare.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant byrektorja rota e llarit

      Ja dhe Tallauni e uroj direkt , o Tallaun ty priste ai te fillonte punen mbare .... hodhen karemin kungujt e Mero Bazes dhe Tallauni e kapi si tru peshk qe eshte ....e cna u qepen guaket dhe sna hiqen , na jan ngjitur si muti pas kepuces .....

      Përgjigjjuni
    2. J
      John Qelbashi

      E kam degjuar me pare kete ener dhe eshte bere antar i kongresit Australian shume i ri. E ema eshte Irlandeze. Ne Anglisht mbiemri i tij shqiptohet Abanis por Ata e therrisnin Albanezi.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Avash avash po gllaberojme boten me kryeministra: nje ne Sjqiperi,nje ne Kosove,nje ne Mal te Zi,nje( gati) ne Maqedoni,tani nje ne Australi. Prite kur te na dali edhe ne Serbi,Kroaci e pse jo edhe nga nje ne Kine ,Amerike apo edhe ne Rusi( pasi ta hunbe luften Putini me Ukrainen,eshte rast ideal).!!!!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Ky eshte super i majte, pothuajse komunist, po ashtu ishte edhe Arbereshi Antonio Gramsci.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Moisi Golemi

            Po pse more gazetar BQ, u dashka të citohet një faqe interneti greke për ngulmimet e Arbëreshëve në Itali??? A s'të mjaftojnë studimet shqiptare???

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje